+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Drejtuesit e KOK-ut pritën krerët e CEV dhe FIPAV

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot zëvendëspresidentin e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Renato Arena dhe presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV), Giuseppe Manfredi, të cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e FVK-së, kryetari Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi. Presidenti Krasniqi, duke falënderuar mysafirët… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut pritën krerët e CEV dhe FIPAV

U mbajt moduli i 6-të dhe i fundit i ASMC 4

Ka përfunduar me sukses edhe moduli i gjashtë dhe i fundit për gjeneratën e katërt të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 4), i mbajtur gjatë fundjavës në zyret e KOK-ut. Në këtë modul u ligjërua për organizimin e ngjarjeve madhore sportive. Ligjërues i jashtëm ishte Prof. Dr. Sasho Popovski, sekretar i përgjithshëm i… Continue reading U mbajt moduli i 6-të dhe i fundit i ASMC 4

KOK fiton edhe një çmim në Festivain Botëror të Filmit Sportiv Milano 2023

KOK-u ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar, këtë herë në Festivalin e 40-të Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar në Milano të Italisë nga Federata Ndërkombëtare e Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS). Nga pesë filmat sportivë/dokumentarë të dërguar për çmime, Kosova është shpërblyer për storjen “Kryemjeshtri”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me… Continue reading KOK fiton edhe një çmim në Festivain Botëror të Filmit Sportiv Milano 2023

AOK u përfaqësua në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës

Akademia Olimpike e Evropës është duke mbajtur Asamblenë e 6-të të Përgjithshme të saj në Vilnius të Lituanisë, në të cilën po marrin pjesë drejtues të Akademive Olimpike Kombëtare të Evropës. Akademinë Olimpike të Kosovës po e përfaqëson koordinatori i edukimit arsimor, Fitim Arifi, i cili krahas pjesëmarrjes pati mundësinë të takojë dhe shkëmbejë përvoja… Continue reading AOK u përfaqësua në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës

Presidenti Krasniqi priti drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Skermës (FIE)

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot delegacionin e Federatës Ndërkombëtare e Skermës (FIE), anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Donald Anthony Jr. dhe Novak Peroviq, të cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e Federatës së Skermës së Kosovës, kryetari Albert Lubeniqi, nënkryetari Gëzim Sejdijaj dhe ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani. Palët bashkëbiseduan për gjetjen e urave të… Continue reading Presidenti Krasniqi priti drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Skermës (FIE)

Katër medalje evropiane për ekipin e xhudos

Ekipi i xhudos është kthyer me katër medalje evropiane nga Kampionati Evropian, i mbajtur në Montpellier të Francës. Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë, ndërsa me të bronztën u stolisën, Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg). Loriana Kuka dhe Flaka Loxha e mbyllën Evropianin… Continue reading Katër medalje evropiane për ekipin e xhudos

Drejtuesit e KOK-ut pritën ekipin e karatesë, pas suksesit historik

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismeti Krasniqi dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e karatesë, pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Botëror në Budapest, ku ekipi i vajzave fitoi medaljen e bronztë në ekipore. Presidenti Krasniqi përgëzoi ekipin e vajzave, duke thënë se suksesi i tyre na bënë krenarë të… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut pritën ekipin e karatesë, pas suksesit historik

KOK mirëpriti komisionin vlerësues të “ACES Europe” për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot komisionin vlerësues të ACES Europe, të cilët po e vizitojnë Prishtinën, me rastin e shpalljes zyrtare të kandidaturës për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”. Presidenti Krasniqi, duke falënderuar komisionin për vizitën, foli për të arriturat dhe sfidat e… Continue reading KOK mirëpriti komisionin vlerësues të “ACES Europe” për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”

Hapet ekspozita “Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999”

photo by: @Shpend Ahmeti

Në prani të mysafirëve të ndryshëm, është hapur ekspozita “Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999”, me autor, doajenin e gazetarisë sportivë, Gani Kosumi. Në ekspozitë u shfaqën dhjetëra fotografi të shkrepura nga Kosumi gjatë periudhës së izolimit kosovar, me të cilat tregoheshin sfidat nëpër të cilat ka kaluar sporti dhe sportistët tanë. Presidenti i KOK-ut,… Continue reading Hapet ekspozita “Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999”

AKK viziton KOK-un në kuadër të procesit të akreditimit të AOK

Ekspertë të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe ekspertë të vlerësimit të kualifikimeve, kanë vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, në kuadër të procesit të akreditimit dhe validimit të programit të edukimit “Trajner Sportiv”, për të cilin ka aplikuar për akreditim Akademia Olimpike e Kosovës. Ekspertët në përbërje: Bahri Gjinovci e Jeton Havolli (ekspertë të fushë), Lendita… Continue reading AKK viziton KOK-un në kuadër të procesit të akreditimit të AOK