+383 38 222 223 / [email protected]

U hapën Lojërat Olimpike Paris 2024, Nora dhe Akil Gjakova mbajtën flamurin tonë

Në një ceremoni unike, të paparë ndonjëherë, Parisi organizoi hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024, të cilat u mbajtën në lumin Sena. Ekipi i Kosovës parakaloi me 11 anëtarë, prej tyre shtatë sportistë, dy trajnerë dhe dy zyrtarë. Xhudistët vëlla dhe motër, Akil e Nora Gjakova mbajtën flamurin e Kosovës, më barkën në të cilën… Continue reading U hapën Lojërat Olimpike Paris 2024, Nora dhe Akil Gjakova mbajtën flamurin tonë

Presidentja Osmani ia dorëzoi flamurin ekipit olimpik për LO Paris 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik të Kosovës, para pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Paris 2024, të cilat prej 26 korrik deri më 11 gusht 2024 mbahen në Paris të Francës. Në ceremoninë e organizuar në platon e Amfiteatrit të Pishinës së Gërmisë në Prishtinë, krahas drejtuesve të KOK-ut… Continue reading Presidentja Osmani ia dorëzoi flamurin ekipit olimpik për LO Paris 2024

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi KOK-un

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot KOK-un, me ç’rast është pritur nga Bordi Ekzekutiv me në krye presidentin Ismet Krasniqi. Vizita u bë në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe para ceremonisë së dorëzimit të flamurit, që mbahet sot në platon e Amfiteatrit… Continue reading Presidentja Vjosa Osmani vizitoi KOK-un

Lista e ekipit olimpik të Kosovës për LO Paris 2024

Ekipi olimpik i Kosovës do të përbëhet nga nëntë sportistë për Lojërat Olimpike Paris 2024, të cilat prej 26 korrik deri më 11 gusht 2024 do të mbahen në Paris të Francës. Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy… Continue reading Lista e ekipit olimpik të Kosovës për LO Paris 2024

KOK prezantoi kampanjën #GoldenEuropeans në rrugëtim për LO Paris 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar sot kampanjën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë) me të cilën do të rrugëtojë ekipi ynë olimpik drejt Lojërave Olimpike Paris 2024. Prezantimi u bë pikërisht kur kanë mbetur edhe 50 ditë deri në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024. Udhëheqësi i Departamentit për Media në KOK, Kushtrim Krasniqi, deklaroi… Continue reading KOK prezantoi kampanjën #GoldenEuropeans në rrugëtim për LO Paris 2024

Xhudo me pesë norma olimpike për Paris 2024

Xhudo do t’i ketë pesë sportistë të kualifikuar për Lojërat Olimpike Paris 2024. Bazuar në renditjen përfundimtare olimpike të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, sporti ynë më i suksesshëm do të përfaqësohet me pesë xhudistë. Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Loriana Kuka… Continue reading Xhudo me pesë norma olimpike për Paris 2024

Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

Donjeta Sadiku ka fituar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për kryeqytetin francez. Për medalisten botërore… Continue reading Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursave olimpike Paris 2024, varësisht nga performanca e sportistëve. Me këtë rast, marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 ne 1000 dollarë. Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda… Continue reading Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Distria Krasniqi e artë, Akil Gjakova i bronztë në Grand Slamin e Parisit

Një e artë dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi olimpik i xhudos në Grand Slamin e mbajtur në Paris të Francës. Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë. Ajo arkëtoi edhe 1 mijë pikë olimpike, për t’u forcuar edhe më shumë në vendin e… Continue reading Distria Krasniqi e artë, Akil Gjakova i bronztë në Grand Slamin e Parisit

Lirika, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj

Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024. Skitarja jonë zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit. Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it. Është ky rezultati më i mirë… Continue reading Lirika, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj