+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Arba Hasanaj renditet e pesta në LO për të Rinj Dakar 2026

Xhudistja jonë, Arba Hasanaj, e ka përfunduar garën në vendin e pestë në kategorinë -78 kg, në Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026. Arba shënoi tri fitore gjatë garës, duke qenë shumë pranë medaljes olimpike. Ajo humbi në luftën e fundit për garën e bronztë ndaj austriakes Selina Woegerer. Urime për paraqitjen dhe suksesin,… Continue reading Arba Hasanaj renditet e pesta në LO për të Rinj Dakar 2026

Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026

Flagbearer Tuata Tatoa KIR carries the national flag of Kiribati alongside Flagbearer Arba Hasanaj KOS carries the national flag of Kosovo alongside Flagbearers Aaisha Kyialbekova KGZ and Daniel Nasredinov KGZ carry the national flag of Kyrgyzstan during the Parade of NOC flags during the Opening Ceremony at the Abdoulaye Wade Stadium at the Dakar 2026 Youth Olympic Games, Diamniadio, Senegal. Saturday 31 October 2026. Photo: OIS/Kieran Cleeves. Handout image supplied by OIS/IOC

Me ceremoninë hapëse të mbajtur në stadiumin “Abdoulaye Wade”, kanë nisur zyrtarisht Lojërat e katërta Olimpike Verore për të Rinj Dakar 2026, të cilat zhvillohen nga 31 tetori deri më 13 nëntor në Senegal. Në parakalimin e delegacioneve, flamurin e Kosovës e mbajti xhudistja Arba Hasanaj. Ceremonia u karakterizua nga koreografi me elemente kulturore e… Continue reading Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026

Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për LO për të Rinj Dakar 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar ekipin olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj, të cilat do të mbahen në Dakar të Senegalit, prej 30 tetor deri më 13 nëntor 2026. Presidenti Ismet Krasniqi, ka shprehur pritshmëritë për paraqitje sa më të mira të sportistëve kosovarë, me shpresën se… Continue reading Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për LO për të Rinj Dakar 2026

Besim Aliti prezantoi raportin e progresit për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, njëherësh kryesues i komisionit për organizimin e Festivalit Evropian Olimpik për të Rinj (EYOF) Lignano Sabbiadoro 2027, ka prezantuar raportin e progresit të përgatitjeve gjatë seminarit të 46-të të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC) dhe Forumit për Solidaritetin Olimpik, që po mbahet në Split të Kroacisë.… Continue reading Besim Aliti prezantoi raportin e progresit për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027

Kosova pranon zyrtarisht flamurin e Lojërave Mesdhetare

Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, Kosovës iu dorëzua zyrtarisht flamuri i Lojërave Mesdhetare, duke shënuar kalimin e organizimit te mikpritësi i radhës, Prishtina 2030. Flamurin e Lojërave Mesdhetare e pranoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një moment historik që simbolizon nisjen e rrugëtimit tonë drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.… Continue reading Kosova pranon zyrtarisht flamurin e Lojërave Mesdhetare

Kosova me nëntë medalje në LM Taranto 2026

Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit tonë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Pas katër medaljeve në Tarragona 2018, gjashtë në Oran 2022, në Taranto 2026 u thye rekordi me nëntë sosh. Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku… Continue reading Kosova me nëntë medalje në LM Taranto 2026

Dy medalje të argjendta për Kosovën në peshëngritje në LM Taranto

 Kianoush Rostami shkëlqeu në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke fituar dy medalje të argjendta në dy kategori: shkëputje dhe shkëputje & shtytje. Me 166 kg të ngritur në shkëputje, Rostami u stolis me medaljen e parë të argjendtë, ndërsa performanca e tij në kombinimin shkëputje & shtytje i siguroi medaljen e dytë. Kjo është medalja… Continue reading Dy medalje të argjendta për Kosovën në peshëngritje në LM Taranto

Islam Selmani i sjell Kosovës medaljen e 7‑të

 Karateisti Islam Selmani ka shkruar histori të re për sportin kosovar, duke fituar medaljen e artë në LM Taranto 2026. Me këtë triumf, ai ka mposhtur medalistë olimpikë dhe botërorë, duke dëshmuar nivelin e lartë të sportistëve tanë. “Kam mposhtur medalistë olimpikë e botërorë. Këtë medalje ia dedikoj gjithë Kosovës”, u shpreh ai pas suksesit… Continue reading Islam Selmani i sjell Kosovës medaljen e 7‑të

Xhudo i sjell Kosovës pesë medalje në Taranto 2026

Xhudoja e mbylli me pesë medalje paraqitjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, me një të argjendtë dhe katër të bronzta. Garat e xhudos u zhvilluan gjatë dy ditëve, ndërsa Laura Fazliu ishte ajo që i solli Kosovës medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Fazliu arriti deri në finale, ku u… Continue reading Xhudo i sjell Kosovës pesë medalje në Taranto 2026

Sigurohet medalja e parë në LM Taranto 2026

Donjeta Sadiku i ka siguruar vendit tonë medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Boksierja jonë fitoi ndaj turkes Esmanur Lok, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku synon të vazhdoj rrugëtimin drejt medaljes së artë. Ajo u përkrah nga drejtuesit e KOK-ut, me presidentin Ismet Krasniqi, drejtues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe… Continue reading Sigurohet medalja e parë në LM Taranto 2026