+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Kosova pranon zyrtarisht flamurin e Lojërave Mesdhetare

Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, Kosovës iu dorëzua zyrtarisht flamuri i Lojërave Mesdhetare, duke shënuar kalimin e organizimit te mikpritësi i radhës, Prishtina 2030. Flamurin e Lojërave Mesdhetare e pranoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një moment historik që simbolizon nisjen e rrugëtimit tonë drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.… Continue reading Kosova pranon zyrtarisht flamurin e Lojërave Mesdhetare

Kosova me nëntë medalje në LM Taranto 2026

Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit tonë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Pas katër medaljeve në Tarragona 2018, gjashtë në Oran 2022, në Taranto 2026 u thye rekordi me nëntë sosh. Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku… Continue reading Kosova me nëntë medalje në LM Taranto 2026

Sigurohet medalja e parë në LM Taranto 2026

Donjeta Sadiku i ka siguruar vendit tonë medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Boksierja jonë fitoi ndaj turkes Esmanur Lok, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku synon të vazhdoj rrugëtimin drejt medaljes së artë. Ajo u përkrah nga drejtuesit e KOK-ut, me presidentin Ismet Krasniqi, drejtues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe… Continue reading Sigurohet medalja e parë në LM Taranto 2026

Prezantohet ekipi pjesëmarrës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë prezantimin e ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që do të mbahen prej 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali. Kosova do të përfaqësohet me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve… Continue reading Prezantohet ekipi pjesëmarrës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me numrin më të madh të sportistëve dhe sporteve në historinë e pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje shumë-sportëshe. Delegacioni ynë do të përbëhet nga 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte, me synimin për ta… Continue reading Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

KOK merr pjesë në Konferencën e Investitorëve Amerikan

Organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, po organizohet konferenca “American Investitor Conference”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të shumtë të bizneseve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Konferenca ka për qëllim gjetjen e investitorëve në projektet e prezantuara nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfshirë edhe Fshatin… Continue reading KOK merr pjesë në Konferencën e Investitorëve Amerikan

OCMG prezantoi raportin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së

Në Portimao të Portugalisë po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, ku krahas pikave të ndryshme të rendit të ditës, po prezantohen edhe raportet e qyteteve mikpritëse të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë. Në agjendë ishte edhe prezantimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku morën pjesë përfaqësuesit… Continue reading OCMG prezantoi raportin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së

Emra të shquar të sportit vendor dhe ndërkombëtar madhështuan Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet

Panelistë të shumtë nga sporti vendor dhe ndërkombëtar e kanë madhështuar Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, të organizuar sot nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës. Konferenca u fokusua në temën: “Sporti dhe edukimi fizik në epokën e ndryshimeve globale: Sfidat dhe… Continue reading Emra të shquar të sportit vendor dhe ndërkombëtar madhështuan Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet

LM Prishtina 2030 – Grupi rajonal i koordinimit dhe këshilimit të “RC Advisory Group Limited” vizituan Kosovën

Gjatë qëndrimit disa ditorë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve të master planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, grupi rajonal i koordinimit dhe këshillimit të kompanisë me renome ndërkombëtare “RC Advisory Group Limited”, vizitoi disa prej objekteve sportive për të parë gjendjen momentale të tyre. Të shoqëruar edhe nga drejtuesit… Continue reading LM Prishtina 2030 – Grupi rajonal i koordinimit dhe këshilimit të “RC Advisory Group Limited” vizituan Kosovën

“RC Advisory Group Limited” përzgjidhet për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për LM Prishtina 2030

Kompania me renome ndërkombëtare, “RC Advisory Group Limited”, është përzgjedhur për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, pas shpalljes së bërë nga Komiteti Organizativ (OCMG) i LM Prishtina 2030. Kontraktori i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për përgatitjen e: Propozimi është dhënë nga komisioni i… Continue reading “RC Advisory Group Limited” përzgjidhet për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për LM Prishtina 2030