+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Basketbolli 3×3 në Taranto, rrugë drejt LA28

Garat e basketbollit 3X3 që do të mbahen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të shërbejnë për procesin kualifikues për Lojërat Olimpike LA28. Sipas marrëveshjes mes ICMG dhe FIBA, kombëtaret, bazuar në paraqitjen e tyre do t’iu shtohen gjasat për kualifikim në LA 2028. Turneu i basketbollit 3×3 i Lojërave Mesdhetare do të zhvillohet nga… Continue reading Basketbolli 3×3 në Taranto, rrugë drejt LA28

KOK merr pjesë në Konferencën e Investitorëve Amerikan

Organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, po organizohet konferenca “American Investitor Conference”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të shumtë të bizneseve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Konferenca ka për qëllim gjetjen e investitorëve në projektet e prezantuara nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfshirë edhe Fshatin… Continue reading KOK merr pjesë në Konferencën e Investitorëve Amerikan

Delegacioni i Kosovës mban takime në Londër për bashkëpunim sportiv dhe Prishtina 2030

Me ftesë të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, zhvilluan një seri takimesh të rëndësishme në Londër. Delegacioni pati takime me kompani prestigjioze që kanë kontribuar në organizimin e Lojërat Olimpike… Continue reading Delegacioni i Kosovës mban takime në Londër për bashkëpunim sportiv dhe Prishtina 2030

OCMG prezantoi raportin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së

Në Portimao të Portugalisë po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, ku krahas pikave të ndryshme të rendit të ditës, po prezantohen edhe raportet e qyteteve mikpritëse të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë. Në agjendë ishte edhe prezantimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku morën pjesë përfaqësuesit… Continue reading OCMG prezantoi raportin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së

Emra të shquar të sportit vendor dhe ndërkombëtar madhështuan Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet

Panelistë të shumtë nga sporti vendor dhe ndërkombëtar e kanë madhështuar Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, të organizuar sot nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës. Konferenca u fokusua në temën: “Sporti dhe edukimi fizik në epokën e ndryshimeve globale: Sfidat dhe… Continue reading Emra të shquar të sportit vendor dhe ndërkombëtar madhështuan Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet

LM Prishtina 2030 – Grupi rajonal i koordinimit dhe këshilimit të “RC Advisory Group Limited” vizituan Kosovën

Gjatë qëndrimit disa ditorë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve të master planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, grupi rajonal i koordinimit dhe këshillimit të kompanisë me renome ndërkombëtare “RC Advisory Group Limited”, vizitoi disa prej objekteve sportive për të parë gjendjen momentale të tyre. Të shoqëruar edhe nga drejtuesit… Continue reading LM Prishtina 2030 – Grupi rajonal i koordinimit dhe këshilimit të “RC Advisory Group Limited” vizituan Kosovën

“RC Advisory Group Limited” përzgjidhet për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për LM Prishtina 2030

Kompania me renome ndërkombëtare, “RC Advisory Group Limited”, është përzgjedhur për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, pas shpalljes së bërë nga Komiteti Organizativ (OCMG) i LM Prishtina 2030. Kontraktori i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për përgatitjen e: Propozimi është dhënë nga komisioni i… Continue reading “RC Advisory Group Limited” përzgjidhet për përgatitjen e Master Planit dhe dokumenteve tjera strategjike relevante për LM Prishtina 2030

Mbahet takimi i parë i Komitetit Organizativ të LM Prishtina 2030

Nën udhëheqjen e presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, është mbajtur takimi i parë i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare (OCMG) Prishtina 2030. Në takim, KOK u përfaqësua edhe me sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, komuna e Prishtinës me kryetarin Përparim Rama dhe përfaqësuesin Vllaznim Osmani, MKRS me Fidan Shatrin, u.d. drejtor… Continue reading Mbahet takimi i parë i Komitetit Organizativ të LM Prishtina 2030

MKRS dhe KOK nënshkruajnë memorandum për ndarjen e 2.6 milionë euro për LM Prishtina 2030

Një tjetër hap konkret drejt realizimit të ngjarjes më të madhe sportive në historinë e Kosovës dhe rajonit. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar  marrëveshjen e radhës me Komitetin Olimpik të Kosovës, memorandum përmes së cilit MKRS ndan mbi 2.6 milionë euro për KOK-un për fazën operacionale të përgatitjeve të këtij viti të… Continue reading MKRS dhe KOK nënshkruajnë memorandum për ndarjen e 2.6 milionë euro për LM Prishtina 2030

Komisioni koordinues i ICMG për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 vizitoi Kosovën

Komisioni Koordinues i Komitetit Ndërkombëtar për Lojërat Mesdhetare (ICMG) për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, i kryesuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, Julian Pace Bonello, realizoi një vizitë zyrtare në Prishtinë nga data 27 deri më 29 korrik 2025. Gjatë kësaj vizite dyditore, përfaqësuesit e ICMG-së, në prani të sekretarit të përgjithshëm të ICMG-së,… Continue reading Komisioni koordinues i ICMG për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 vizitoi Kosovën