+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Mbledhja e Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030


Presidenti Ismet Krasniqi, sekretari Besim Aliti, nënkryetarët Milaim Kelmendi dhe Arben Fetahu morën pjesë në mbledhjen e Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, të kryesuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.


Gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin e aktiviteteve dhe përgatitjeve ndërinstitucionale për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.


Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve, me synimin që përgatitjet të zhvillohen sipas planit dhe standardeve të kërkuara për organizimin e kësaj ngjarje të nivelit të lartë.