+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

KOK në konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”

Këshilli Evropian i Investitorëve organizoi  konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, kushtuar përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Në mesin e panelistëve ishte sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili foli për përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në organizimin e ngjarjeve të mëdha shumësportëshe. Panelist ishte edhe anëtari… Continue reading KOK në konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”

Kosova pranon zyrtarisht flamurin e Lojërave Mesdhetare

Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, Kosovës iu dorëzua zyrtarisht flamuri i Lojërave Mesdhetare, duke shënuar kalimin e organizimit te mikpritësi i radhës, Prishtina 2030. Flamurin e Lojërave Mesdhetare e pranoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një moment historik që simbolizon nisjen e rrugëtimit tonë drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.… Continue reading Kosova pranon zyrtarisht flamurin e Lojërave Mesdhetare

Islam Selmani i sjell Kosovës medaljen e 7‑të

 Karateisti Islam Selmani ka shkruar histori të re për sportin kosovar, duke fituar medaljen e artë në LM Taranto 2026. Me këtë triumf, ai ka mposhtur medalistë olimpikë dhe botërorë, duke dëshmuar nivelin e lartë të sportistëve tanë. “Kam mposhtur medalistë olimpikë e botërorë. Këtë medalje ia dedikoj gjithë Kosovës”, u shpreh ai pas suksesit… Continue reading Islam Selmani i sjell Kosovës medaljen e 7‑të

Mbledhja e Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Presidenti Ismet Krasniqi, sekretari Besim Aliti, nënkryetarët Milaim Kelmendi dhe Arben Fetahu morën pjesë në mbledhjen e Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, të kryesuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. Gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin e aktiviteteve dhe përgatitjeve ndërinstitucionale për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e… Continue reading Mbledhja e Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Prime Travel i bashkohet KOK-ut në rrugëtimin drejt LA28

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me agjensionin turistik Prime Travel. Kontrata me kohëzgjatje një vjeçare, është nënshkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv i Prime Travel, Fisnik Dragusha. Përfaqësuesit e të dyja palëve e kanë vlerësuar lart këtë bashkëpunim, duke theksuar se përfituesit kryesorë do të jenë sportistët kosovarë,… Continue reading Prime Travel i bashkohet KOK-ut në rrugëtimin drejt LA28

Vita S Poliklinika Ks i bashkohet familjes olimpike të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi katërvjeçare me klinikën me renome ndërkombëtare VITA S, në rrugëtimin e përbashkët drejt Lojërave Olimpike LA28. Marrëveshja u nënshkrua në zyret e KOK-ut nga presidenti Ismet Krasniqi dhe menaxheri gjeneral i VITA S, Nebojsha Mojsoski, në praninë e presidentit të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, Daniel… Continue reading Vita S Poliklinika Ks i bashkohet familjes olimpike të Kosovës

Durrësi mirëpriti institucionet e përfshira për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kanë përfunduar takimet koordinuese të institucioneve të përfshira në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku në dy ditët e fundit fokus i veçantë iu kushtua prezantimit të Master Planit nga “RC Advisory Group”, kompania përgjegjëse për hartimin strategjik dhe planifikimin e Lojërave. Gjatë qëndrimit në Durrës të Shqipërisë, “RC Advisory Group” paraqiti vizionin e… Continue reading Durrësi mirëpriti institucionet e përfshira për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

KOK merr pjesë në Konferencën e Investitorëve Amerikan

Organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, po organizohet konferenca “American Investitor Conference”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të shumtë të bizneseve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Konferenca ka për qëllim gjetjen e investitorëve në projektet e prezantuara nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfshirë edhe Fshatin… Continue reading KOK merr pjesë në Konferencën e Investitorëve Amerikan

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Me 64 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Ky projektligj përcakton kornizën ligjore, përgjegjësitë institucionale dhe procedurat për organizimin dhe funksionimin e Lojërave Mesdhetare, duke garantuar standarde të larta të transparencës, menaxhim efikas të fondeve publike dhe koordinim të plotë ndërinstitucional.

Delegacioni i Kosovës mban takime në Londër për bashkëpunim sportiv dhe Prishtina 2030

Me ftesë të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, zhvilluan një seri takimesh të rëndësishme në Londër. Delegacioni pati takime me kompani prestigjioze që kanë kontribuar në organizimin e Lojërat Olimpike… Continue reading Delegacioni i Kosovës mban takime në Londër për bashkëpunim sportiv dhe Prishtina 2030