+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Vendimet e mbledhjes së 17 të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 17-të, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës. Më poshtë gjeni pikat e diskutuara dhe vendimet e marra:

Emily Ibanez Guerrero e pesta në Botëror, vendos shtatë rekorde botërore për të reja

Peshëngritësja që përfaqëson Kosovën, Emily Ibanez, vetëm 15-vjeçare, ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror për të rritur, që po mbahet në Ningbo të Kinës. Emily u rendit e pesta në kategorinë deri në 69 kg, me gjithsej 240 kg në dygarësh: 106 kg në shkëputje dhe 134 kg në shtytje. Garuesja më e re e këtij… Continue reading Emily Ibanez Guerrero e pesta në Botëror, vendos shtatë rekorde botërore për të reja

Arba Hasanaj renditet e pesta në LO për të Rinj Dakar 2026

Xhudistja jonë, Arba Hasanaj, e ka përfunduar garën në vendin e pestë në kategorinë -78 kg, në Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026. Arba shënoi tri fitore gjatë garës, duke qenë shumë pranë medaljes olimpike. Ajo humbi në luftën e fundit për garën e bronztë ndaj austriakes Selina Woegerer. Urime për paraqitjen dhe suksesin,… Continue reading Arba Hasanaj renditet e pesta në LO për të Rinj Dakar 2026

Mbahet moduli i pestë i ASMC 7

Në kuadër të edicionit të pestë të kursit të avancuar për menaxhimin e  organizatave sportive (ASMC 7), për dy ditë me radhë u zhvillua moduli me temën “Organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive”. Ky modul trajtoi rëndësinë e planifikimit, menaxhimit dhe realizimit të ngjarjeve sportive të nivelit të lartë që nga hapat e parë deri… Continue reading Mbahet moduli i pestë i ASMC 7

Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026

Flagbearer Tuata Tatoa KIR carries the national flag of Kiribati alongside Flagbearer Arba Hasanaj KOS carries the national flag of Kosovo alongside Flagbearers Aaisha Kyialbekova KGZ and Daniel Nasredinov KGZ carry the national flag of Kyrgyzstan during the Parade of NOC flags during the Opening Ceremony at the Abdoulaye Wade Stadium at the Dakar 2026 Youth Olympic Games, Diamniadio, Senegal. Saturday 31 October 2026. Photo: OIS/Kieran Cleeves. Handout image supplied by OIS/IOC

Me ceremoninë hapëse të mbajtur në stadiumin “Abdoulaye Wade”, kanë nisur zyrtarisht Lojërat e katërta Olimpike Verore për të Rinj Dakar 2026, të cilat zhvillohen nga 31 tetori deri më 13 nëntor në Senegal. Në parakalimin e delegacioneve, flamurin e Kosovës e mbajti xhudistja Arba Hasanaj. Ceremonia u karakterizua nga koreografi me elemente kulturore e… Continue reading Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026

Akil Gjakova renditet i pesti në Grand Slamin e Abu Dhabit

Akil Gjakova e nisi garën me xhiron e parë të lirë dhe të dytën me fitore ndaj izraelitit Ohad Moritz, të cilin e mposhti me Ippon. Në vazhdim, ai shënoi një tjetër fitore me Ippon, këtë herë ndaj nënkampionit aktual të botës, Makhmadbek Makhmadbekov, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në çerekfinale, Akili u mposht me… Continue reading Akil Gjakova renditet i pesti në Grand Slamin e Abu Dhabit

Laura Fazliu e bronztë në Grand Slam

Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit, kategoria -63 kg. Xhudistja kosovare e nisi garën me fitore në raundin e dytë ndaj portugezes Joana Crisostomo, të cilën e mposhti me Waza-ari. Në çerekfinale, Laura triumfoi me Ippon ndaj garueses vendase, Tsendbazar Mashbat. Në gjysmëfinale Laura nuk arriti të fitojë ndaj… Continue reading Laura Fazliu e bronztë në Grand Slam

Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për LO për të Rinj Dakar 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar ekipin olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj, të cilat do të mbahen në Dakar të Senegalit, prej 30 tetor deri më 13 nëntor 2026. Presidenti Ismet Krasniqi, ka shprehur pritshmëritë për paraqitje sa më të mira të sportistëve kosovarë, me shpresën se… Continue reading Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për LO për të Rinj Dakar 2026

KOK pranon çmimin nga RCF për projektin 497 mijë euro për laboratorin e performancës sportive

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është shpërblyer sot me grant nga “Regional Challenge Fund” (RCF), për një projekt në vlerë rreth 497 mijë euro, të fituar muaj më parë në partneritet me federatat e volejbollit, karatesë, ragbit dhe hendbollit. Në ceremoninë e katërt të ndarjes së granteve për Kosovën, të mbajtur në hotelin “Swiss Diamond”… Continue reading KOK pranon çmimin nga RCF për projektin 497 mijë euro për laboratorin e performancës sportive

Infrastruktura sportive dhe Prishtina 2030 në fokus të Samitit të Ballkanit

Investimet në infrastrukturën sportive dhe përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 ishin në fokus të diskutimeve në kuadër të Samitit të Ballkanit, ku u theksua rëndësia e krijimit të një trashëgimie të qëndrueshme sportive për Kosovën. Në panel KOK-un e përfaqësoi presidenti Ismet Krasniqi, kurse në cilësinë e moderatorit ishte sekretari i përgjithshëm,… Continue reading Infrastruktura sportive dhe Prishtina 2030 në fokus të Samitit të Ballkanit