+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Mbahet moduli i pestë i ASMC 7

Në kuadër të edicionit të pestë të kursit të avancuar për menaxhimin e  organizatave sportive (ASMC 7), për dy ditë me radhë u zhvillua moduli me temën “Organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive”. Ky modul trajtoi rëndësinë e planifikimit, menaxhimit dhe realizimit të ngjarjeve sportive të nivelit të lartë që nga hapat e parë deri… Continue reading Mbahet moduli i pestë i ASMC 7

KOK pranon çmimin nga RCF për projektin 497 mijë euro për laboratorin e performancës sportive

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është shpërblyer sot me grant nga “Regional Challenge Fund” (RCF), për një projekt në vlerë rreth 497 mijë euro, të fituar muaj më parë në partneritet me federatat e volejbollit, karatesë, ragbit dhe hendbollit. Në ceremoninë e katërt të ndarjes së granteve për Kosovën, të mbajtur në hotelin “Swiss Diamond”… Continue reading KOK pranon çmimin nga RCF për projektin 497 mijë euro për laboratorin e performancës sportive

Përfaqësues të katër federatave përfundojnë kursin për administratorë të sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes Akademisë Olimpike (AO), organizoi kursin për administratorë të sportit, ku morën pjesë përfaqësues të federatës së volejbollit, triathlonit, padelit dhe boksit. Gjatë kursit, pjesëmarrësit trajtuan tema që lidhen me administrimin dhe menaxhimin e organizatave sportive. Përmes punës në grupe, prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, ata patën mundësi të shkëmbejnë përvoja… Continue reading Përfaqësues të katër federatave përfundojnë kursin për administratorë të sportit

Mbahet moduli i katërt i ASMC 7

Ka përfunduar moduli i katërt i gjeneratës së shtatë të Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 7), i organizuar nga KOK-u përmes Akademisë Olimpike. Moduli u fokusua në menaxhimin e financave, si një komponent i rëndësishëm për funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të organizatave sportive. Ligjërues ishin Ibër Alaj (MEMOS XIX), drejtor i programit… Continue reading Mbahet moduli i katërt i ASMC 7

KOK organizon kursin për administratorë të sportit përmes Akademisë Olimpike

Përfaqësues të disa federatave përfunduan me sukses kursin për administratorë të sportit KOK përmes Akademisë Olimpike, organizoi këtë fundjavë kursin për administratorë të sportit. Përfaqësues të federatave të tenisit, rowingut, badmintonit, motoçiklizmit, notit, çiklizmit, boksit dhe shenjëtarisë, morën pjesë në këtë trajnim ku u njohën me procesin e hartimit të planeve strategjike për organizatat sportive.… Continue reading KOK organizon kursin për administratorë të sportit përmes Akademisë Olimpike

KOK përmes Akademisë Olimpike organizoi kursin për administratorë sportivë

KOK përmes Akademisë Olimpike, organizoi këtë fundjavë kursin për administratorë sportivë, ku morën pjesë përfaqësues të federatave të mundjes, gjimnastikës, badmintonit, si dhe të federatave të tjera sportive. Gjatë kursit, pjesëmarrësit u njohën me procesin e hartimit të planeve strategjike për organizatat sportive, si dhe diskutuan tema të ndryshme që lidhen me menaxhimin dhe administrimin… Continue reading KOK përmes Akademisë Olimpike organizoi kursin për administratorë sportivë

Mbahet moduli i tretë i ASMC 7

Eksperti i burimeve njerëzore, Rob Clarke nga Britania e Madhe, ishte ligjërues në modulin e tretë të edicionit të shtatë të kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 7), të mbajtur për dy ditë në ambientet e KOK-ut. Moduli i tretë iu kushtua menaxhimit të burimeve njerëzore, një prej komponentëve kyç në zhvillimin dhe funksionimin… Continue reading Mbahet moduli i tretë i ASMC 7

Java Olimpike 2026 bashkoi mbi 7,000 pjesëmarrës në mbarë Kosovën

Në kuadër të Javës Olimpike 2026, Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike organizoi një varg aktivitetesh sportive, edukative dhe rekreative në 26 komuna të Kosovës, duke përfshirë rreth 7,000 pjesëmarrës. Aktivitetet nisën më 1 qershor në Prishtinë me konferencën për media të KOK-ut dhe festimin e Ditës së Fëmijëve në sheshin e qytetit, ku… Continue reading Java Olimpike 2026 bashkoi mbi 7,000 pjesëmarrës në mbarë Kosovën

Nis kursi ASMC 7

Ka nisur edicioni i shtatë i kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 7), i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Akademinë Olimpike. Edhe këtë vit, interesimi për ndjekjen e kursit ka qenë i madh. Megjithatë, për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, nuk ka qenë e mundur që të… Continue reading Nis kursi ASMC 7

Përfaqësues të katër federatave përfunduan me sukses kursin për administratorë të sportit

Kursi i fundit për vitin 2025, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike, shënoi një tjetër pjesëmarrje të madhe gjatë dy ditëve të mbajtura në Hotel Sirius. Përfaqësues nga federatat e basketbollit, volejbollit, badmintonit dhe muaythait morën pjesë në këtë trajnim, ku mësuan për hartimin e planeve strategjike të organizatave sportive. Gjatë… Continue reading Përfaqësues të katër federatave përfunduan me sukses kursin për administratorë të sportit