+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Mbahet moduli i pestë i ASMC 7

Në kuadër të edicionit të pestë të kursit të avancuar për menaxhimin e  organizatave sportive (ASMC 7), për dy ditë me radhë u zhvillua moduli me temën “Organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive”.


Ky modul trajtoi rëndësinë e planifikimit, menaxhimit dhe realizimit të ngjarjeve sportive të nivelit të lartë që nga hapat e parë deri te përmbyllja dhe ndikimi në komunitet.


Ligjërues i ftuar në këtë modul ishte  ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, Sasha Popovski. Përveç tij ligjëruan edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC, Ibër Alaj, si dhe Drejtori i Akademisë Olimpike Fitim Arifi.


Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë sfidat dhe mundësitë që sjell organizimi i ngjarjeve të mëdha, duke shkëmbyer ide dhe përvoja nga pjesëmarrja dhe organizimi i ngjarjeve sportive.