+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

KOK organizon kursin për administratorë të sportit përmes Akademisë Olimpike

Përfaqësues të disa federatave përfunduan me sukses kursin për administratorë të sportit


KOK përmes Akademisë Olimpike, organizoi këtë fundjavë kursin për administratorë të sportit. Përfaqësues të federatave të tenisit, rowingut, badmintonit, motoçiklizmit, notit, çiklizmit, boksit dhe shenjëtarisë, morën pjesë në këtë trajnim ku u njohën me procesin e hartimit të planeve strategjike për organizatat sportive.


Gjatë kursit, gjithashtu u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me menaxhimin dhe administrimin në sport. Programi përfshiu punë në grupe, prezantime dhe diskutime interaktive.


Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata të lëshuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.


Ligjërues në këtë kurs ishin: Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, Ibër Alaj (MEMOS XIX), anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello, si dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi.