+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

KOK në konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”

Këshilli Evropian i Investitorëve organizoi  konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, kushtuar përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Në mesin e panelistëve ishte sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili foli për përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në organizimin e ngjarjeve të mëdha shumësportëshe. Panelist ishte edhe anëtari… Continue reading KOK në konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”

Presidenti Krasniqi priti në takim shefen e UNICEF‑it në Kosovë Veronika Vashchenko

Presidenti Ismet Krasniqi, ka pritur shefen e UNICEF- it në Kosovë, Veronika Vashchenko, të shoqëruar nga Dren Rexha, Specialist për Politika Sociale në Unicef. Gjatë takimit, Krasniqi i njoftoi nga afër me të arriturat e sportistëve tanë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku ekipi ynë fitoi nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të… Continue reading Presidenti Krasniqi priti në takim shefen e UNICEF‑it në Kosovë Veronika Vashchenko

Kosova me nëntë medalje në LM Taranto 2026

Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit tonë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Pas katër medaljeve në Tarragona 2018, gjashtë në Oran 2022, në Taranto 2026 u thye rekordi me nëntë sosh. Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku… Continue reading Kosova me nëntë medalje në LM Taranto 2026

Xhudo i sjell Kosovës pesë medalje në Taranto 2026

Xhudoja e mbylli me pesë medalje paraqitjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, me një të argjendtë dhe katër të bronzta. Garat e xhudos u zhvilluan gjatë dy ditëve, ndërsa Laura Fazliu ishte ajo që i solli Kosovës medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Fazliu arriti deri në finale, ku u… Continue reading Xhudo i sjell Kosovës pesë medalje në Taranto 2026

Blerina Imeri zgjedhet anëtare e Komisionit të Etikës të ICMG-së për mandatin 2026–2030

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e KOK-ut, Blerina Imeri, është zgjedhur anëtare e Komisionit të Etikës të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mandatin 2026–2030. Ajo u zgjodh përmes votimit të fshehtë në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, të mbajtur sot në Taranto të Italisë, ku u zgjodhën edhe organet drejtuese të familjes mesdhetare. Imeri është… Continue reading Blerina Imeri zgjedhet anëtare e Komisionit të Etikës të ICMG-së për mandatin 2026–2030

RTK dhe KOK nënshkruajnë marrëveshje për “Taranto 2026”

Radio Televizioni i Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin medial të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Me këtë rast, Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, u prit në RTK nga Drejtoresha e Përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, U.D. Drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla, dhe Producenti Ekzekutiv i Sportit, Artan Muhaxhiri. Në… Continue reading RTK dhe KOK nënshkruajnë marrëveshje për “Taranto 2026”

Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me numrin më të madh të sportistëve dhe sporteve në historinë e pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje shumë-sportëshe. Delegacioni ynë do të përbëhet nga 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte, me synimin për ta… Continue reading Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

KOK organizon kursin për administratorë të sportit përmes Akademisë Olimpike

Përfaqësues të disa federatave përfunduan me sukses kursin për administratorë të sportit KOK përmes Akademisë Olimpike, organizoi këtë fundjavë kursin për administratorë të sportit. Përfaqësues të federatave të tenisit, rowingut, badmintonit, motoçiklizmit, notit, çiklizmit, boksit dhe shenjëtarisë, morën pjesë në këtë trajnim ku u njohën me procesin e hartimit të planeve strategjike për organizatat sportive.… Continue reading KOK organizon kursin për administratorë të sportit përmes Akademisë Olimpike

Mbahet moduli i tretë i ASMC 7

Eksperti i burimeve njerëzore, Rob Clarke nga Britania e Madhe, ishte ligjërues në modulin e tretë të edicionit të shtatë të kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 7), të mbajtur për dy ditë në ambientet e KOK-ut. Moduli i tretë iu kushtua menaxhimit të burimeve njerëzore, një prej komponentëve kyç në zhvillimin dhe funksionimin… Continue reading Mbahet moduli i tretë i ASMC 7

Moment historik për sportistët olimpikë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka njoftuar krijimin e grantit të ri “Fit for the Future Olympian Grant”, përmes të cilit çdo olimpist do të ketë të drejtë të përfitojë 10,000 dollarë amerikanë, duke filluar nga Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Për herë të parë në histori, të gjithë sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike do… Continue reading Moment historik për sportistët olimpikë