Investimet në infrastrukturën sportive dhe përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 ishin në fokus të diskutimeve në kuadër të Samitit të Ballkanit, ku u theksua rëndësia e krijimit të një trashëgimie të qëndrueshme sportive për Kosovën.
Në panel KOK-un e përfaqësoi presidenti Ismet Krasniqi, kurse në cilësinë e moderatorit ishte sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.
Gjatë diskutimit u theksua se investimet e planifikuara nuk synojnë vetëm përmbushjen e kërkesave për organizimin e Lojërave Mesdhetare, por edhe krijimin e kushteve moderne dhe afatgjata për sportistët, klubet, federatat dhe komunitetet në mbarë Kosovën.
Përgatitjet dhe investimet për këto lojëra do të jenë një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe ndërtimin e një trashëgimie infrastrukturore që do t’u shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme.


