+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Miratohet kërkesa e KOK-ut për shpërblimin e medalistëve dhe trajnerëve në Taranto 2026


Ministria e Sportit dhe Rinisë ka miratuar kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) për shpërblimin e medalistëve dhe trajnerëve kosovarë për sukseset e arritura në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.


KOK-u e vlerëson këtë vendim dhe shpreh mirënjohjen për ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për mbështetjen e dhënë ndaj sportistëve dhe trajnerëve tanë.


Krahas shpërblimit nga Ministria, Komiteti Olimpik i Kosovës do të ndajë 24 mijë euro për medalistët dhe trajnerët e tyre, sipas këtyre shumave:


Medalistët e artë – 3,000 €
Medalistët e argjendtë – 2,000 €
Medalistët e bronztë – 1,000 €


Trajnerët do të përfitojnë 50% të shumës së shpërblimit të medalistit përkatës.


Ky shpërblim vjen si vlerësim për rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve kosovarë në Taranto 2026, ku Kosova u përfaqësua me sukses dhe siguroi medalje në disa sporte.