Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, kanë pritur në takim drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kroacisë, presidentin Josip Varvodiq dhe sekretarin e përgjithshëm Milan Pavelic.
Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komiteteve olimpike, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në funksion të avancimit të sportit dhe lëvizjes olimpike.
Presidenti Krasniqi i njoftoi mysafirët me sukseset e sportistëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe me zhvillimet dhe procesin e përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit, duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet komiteteve olimpike në mbështetje të sportistëve dhe zhvillimit të sportit.



