+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Vendimet e mbledhjes së 17 të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 17-të, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.


Më poshtë gjeni pikat e diskutuara dhe vendimet e marra:


  • U diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 me fokus takimin e fundit të Komitetit Organizativ (OCMG), letrat e ardhura nga Komiteti Ndërkombëtar i LM (ICMG). Bordi u njoftua se në javët në vijim pritet të mbahet një takim në Athinë me ICMG, ku OCMG do të përfaqësohet me nga dy përfaqësues nga Qeveria, Komuna dhe KOK-u. U konstatua po ashtu se ende ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
  • U propozua krijimi i programit për përgatitjen e federatave për LM Prishtina 2030, nismë kjo që buron nga Ligji për LM Prishtina 2030.

  • U vendos që ceremonia e Laureatëve 2026 të mbahet më 21 janar 2027.

  • Më 30 nëntor do të ftohen federatat për të aplikuar për bursat Shpresat Olimpike 2026, që mbështeten nga Ministria e Sportit dhe Rinisë.

  • U diskutua për Bursat Olimpike LA 28. Pas kërkesës së ardhur nga Federata e Boksit e Kosovës, nga lista u largua boksieri Donat Syla. Komisioni i Sportit do të mblidhet për të analizuar performancën e bursistëve të tanishëm, si dhe do të shqyrtojë kërkesat e reja.