Peshëngritësja që përfaqëson Kosovën, Emily Ibanez, vetëm 15-vjeçare, ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror për të rritur, që po mbahet në Ningbo të Kinës.
Emily u rendit e pesta në kategorinë deri në 69 kg, me gjithsej 240 kg në dygarësh: 106 kg në shkëputje dhe 134 kg në shtytje.
Garuesja më e re e këtij Botërori e bëri edhe më të veçantë paraqitjen e saj, duke përmirësuar shtatë herë rekordet botërore për të reja në shkëputje, shtytje dhe dygarësh.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon Emily-n, trajnerët e saj dhe Federatën e Peshëngritjes së Kosovës për këtë sukses të jashtëzakonshëm!
