+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Laura Fazliu e bronztë në Grand Slam



Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit, kategoria -63 kg.


Xhudistja kosovare e nisi garën me fitore në raundin e dytë ndaj portugezes Joana Crisostomo, të cilën e mposhti me Waza-ari. Në çerekfinale, Laura triumfoi me Ippon ndaj garueses vendase, Tsendbazar Mashbat.


Në gjysmëfinale Laura nuk arriti të fitojë ndaj polakes Angelika Szymanska.


Në luftën për medalje mundi kroaten Iva Oberan. Xhudistja jonë, bursiste olimpike fitoi 500 pikë olimpike për LA 28.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon Laurën dhe federatën e xhudos për suksesin e arritur.