+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Presidenti Krasniqi priti në takim shefen e UNICEF‑it në Kosovë Veronika Vashchenko

Presidenti Ismet Krasniqi, ka pritur shefen e UNICEF- it në Kosovë, Veronika Vashchenko, të shoqëruar nga Dren Rexha, Specialist për Politika Sociale në Unicef.


Gjatë takimit, Krasniqi i njoftoi nga afër me të arriturat e sportistëve tanë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku ekipi ynë fitoi nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.


Palët diskutuan për gjetjen e urave të bashkëpunimit për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe për projekte tjera në interes të anazhimit të të rinjëve në sport dhe zhvillimit të sportit në vendin tonë.