+383 38 222 223 / [email protected]

Qeveria miraton programin “Super Sportistët” me buxhet 4 milionë euro për katër vjet

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot programin “Super Sportistët”, përmes të cilit synohet që të rritet numri i normave olimpike dhe medaljeve olimpike për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028. Programi parasheh mbështetje në vlerë 4 milionë euro për sportistë të rinj të sporteve olimpike. Ky program, i përpiluar nga profesionistë të fushës, nga KOK-u, MKRS… Continue reading Qeveria miraton programin “Super Sportistët” me buxhet 4 milionë euro për katër vjet

Published
Categorized as Lajme

Iu dha lamtumira e fundit Shqipe Bajçinca-Brestovci

Mes lotësh dhe në prani të qindra pjesëmarrësve, i është dhënë lamtumira e fundit kontribuueses së madhe të të sportit, Shqipe Bajçinca Brestovci, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe komisioneve të ndryshme në KOK. Shqipja, u nda nga jeta të dielën pas një sëmundje të rëndë. Ajo ishte edhe anëtare e BE të Federata… Continue reading Iu dha lamtumira e fundit Shqipe Bajçinca-Brestovci

Published
Categorized as Lajme

Ndahet nga jeta anëtarja e BE të KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci

E nderuara familja Bajçinca-Brestovci, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci. Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit. Ajo ishte kryetare… Continue reading Ndahet nga jeta anëtarja e BE të KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci

Published
Categorized as Lajme

U mbajt Asambleja e Përgjithshme 2023, u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur sonte Asamblenë e Përgjithshme të Punës për vitin 2023, në të cilën u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Të pranishëm ishin 72 delegatë nga 88 me të drejtë vote. Në fjalën hyrëse, presidenti Krasniqi foli për të arriturat e vitit 2023, me theks të veçantë… Continue reading U mbajt Asambleja e Përgjithshme 2023, u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës

Drejtuesit e KOK-ut pritën drejtorin e WADA-s për Evropë

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, si dhe koordinatori i Agjencisë për Anti-Doping në Kosovë (KosADA), Bernard Tahirbegolli, kanë pritur sot drejtorin e WADA-s për Evropë, Sebastien Gillot dhe drejtorin e SloADO (Agjencia e Anti-Dopingut të Sllovenisë), të cilët po e vizitojnë Kosovën. Presidenti Krasniqi falënderoi mysafirët për vizitën,… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut pritën drejtorin e WADA-s për Evropë

18 përfaqësues të IOC dhe ANOC mbajtën modulin e tretë të kursit të projektit “OCEAN”

ANOC dhe IOC kanë mirëpritur 18 përfaqësues të Komiteteve Olimpike Kombëtare (KOK), të cilët vijuan modulin e tretë të kursit të projektit “OCEAN” për ndryshimet klimatike. Qëllimi kryesor i takimit ishte zbulimi i rezultateve të emetimit të karbonit të KOK-ve, pasi ata punuan së bashku me Institutin Oko, për matjen dhe hartimin e sistemit të… Continue reading 18 përfaqësues të IOC dhe ANOC mbajtën modulin e tretë të kursit të projektit “OCEAN”

Published
Categorized as Lajme Tagged

Besim Aliti mori pjesë në takimin e komisionit koordinues për LM Taranto 2026

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka marrë pjesë në takimin e komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Në takimin e mbajtur në Taranto të Italisë, u diskutua për përgatitjet e organizimit të LM Taranto 2026, orarin e ri dhe punët që pritet të përfundohen në dy vitet e ardhshme. Javë më parë… Continue reading Besim Aliti mori pjesë në takimin e komisionit koordinues për LM Taranto 2026

Akreditohet programi i edukimit “Trajner Sportiv”

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akreditur sot programin e edukimit “Trajner Sportiv” – niveli i pestë, program ky i Akademisë Olimpike të Kosovës që vepron në kuadër të KOK-ut. Programi “Trajner Sportiv” ofron edukimin dhe përgatitjen profesionale të trajnerëve në fushën  e sporteve, në drejtimin e menaxhimit individual dhe grupor në një disiplinë sportive. Programi… Continue reading Akreditohet programi i edukimit “Trajner Sportiv”

Rreth 30 administratorë vendorë e ndërkombëtarë, diplomuan në Kosovë për kursin S2ABC

Për dy ditë me radhë, KOK-u ka mirëpritur rreth 30 administratorë vendorë e ndërkombëtarë të cilët diplomuan në kursin e avancuar evropian për administratorë të sportit (S2ABC), të cilin krahas vendeve të Evropës, e vijuan edhe pjesëmarrës nga Kosova. Në mesin e të diplomuarve ishin edhe përfaqësuesit e KOK-ut, drejtori për financa, Endrit Syla dhe… Continue reading Rreth 30 administratorë vendorë e ndërkombëtarë, diplomuan në Kosovë për kursin S2ABC

Drejtuesit e KOK-ut pritën Donjeta Sadikun, pas kualifikimit në LO Paris 2024

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), kryetarin Enver Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Latif Demolli, boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren e saj, Marjolla Sallauka, pas fitimit të normës olimpike Paris 2024. Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO Paris 2024, pas… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut pritën Donjeta Sadikun, pas kualifikimit në LO Paris 2024

Published
Categorized as Lajme