Gjenerata e gjashtë e kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 6), ka nisur këtë fundjavë rrugëtimin për të avancuar njohuritë dhe aftësitë në fushën e menaxhimit sportiv.
Ky program i njohur ndërkombëtarisht, mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa organizohet nga KOK-u dhe Akademia Olimpike e Kosovës.
Në modulin e parë, krahas ligjëruesve vendorë, sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti, drejtorit të programit ASMC 5, Ibër Alaj, dhe koordinatorit për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi, PhD, ligjërues i jashtëm ishte Matjazh Peçovnik, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA).
Këtë vit, kursi vijohet nga 15 pjesëmarrës të federatave sportive, të cilët iu uroi suksese edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Në këtë modul pjesëmarrësit, mësuan për mjedsin operues dhe qeverisjen e mirë në organizatat sportive.







