𝐌𝐢𝐣ë𝐫𝐚 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë 𝐤𝐚𝐧ë 𝐬𝐡ë𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐨𝐭 𝐃𝐢𝐭ë𝐧 𝐎𝐥𝐢𝐦𝐩𝐢𝐤𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟒

Mijëra fëmijë kanë shënuar sot Ditën Olimpike 2024, në sheshin e Prishtinës. Aktivitetet u organizuan në kuadër të Javës Olimpike dhe pas aktiviteteve të shumta të mbajtura edhe në 25 komuna të Kosovës, ku fëmijë të shumtë shënuan Ditën Olimpike. Fëmijët zhvilluan aktivitete të ndryshme sportive, si dhe vrapimin olimpik. Në fjalën hyrëse, presidenti i… Continue reading 𝐌𝐢𝐣ë𝐫𝐚 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë 𝐤𝐚𝐧ë 𝐬𝐡ë𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐨𝐭 𝐃𝐢𝐭ë𝐧 𝐎𝐥𝐢𝐦𝐩𝐢𝐤𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟒

KOK prezantoi kampanjën #GoldenEuropeans në rrugëtim për LO Paris 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar sot kampanjën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë) me të cilën do të rrugëtojë ekipi ynë olimpik drejt Lojërave Olimpike Paris 2024. Prezantimi u bë pikërisht kur kanë mbetur edhe 50 ditë deri në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024. Udhëheqësi i Departamentit për Media në KOK, Kushtrim Krasniqi, deklaroi… Continue reading KOK prezantoi kampanjën #GoldenEuropeans në rrugëtim për LO Paris 2024

Platforma Evropiane e Sportit 2024 në Prishtinë

Nën temën “Vlerat e sportit: ndërtimi i urave në një Evropë të bashkuar”, Platforma Evropiane e Sportit 2024 do të jetë një mundësi për të formësuar të ardhmen e sportit bazë në Evropë, duke diskutuar dhe shkëmbyer përvojat për të pajisur organizatat dhe klubet në analizimin e mënyrës se si shoqëria jonë mund të avancojë… Continue reading Platforma Evropiane e Sportit 2024 në Prishtinë

THIRRJE PËR APLIKIM NË KUIZIN OLIMPIK

Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të parë do të organizojë kuizin olimpik, përmes të cilit synon të promovojë vlerat olimpike. Kuizi do të realizohet në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës dhe partnerin tonë premium, bankën BKT Kosova. Kuizi do të transmetohet çdo të shtunë në RTK, me realizimin e shtatë edicioneve, duke nisur… Continue reading THIRRJE PËR APLIKIM NË KUIZIN OLIMPIK

Xhudo me pesë norma olimpike për Paris 2024

Xhudo do t’i ketë pesë sportistë të kualifikuar për Lojërat Olimpike Paris 2024. Bazuar në renditjen përfundimtare olimpike të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, sporti ynë më i suksesshëm do të përfaqësohet me pesë xhudistë. Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Loriana Kuka… Continue reading Xhudo me pesë norma olimpike për Paris 2024

AON organizoi sesionin e 17-të për AOK dhe KO Kombëtare

Akademia Olimpike Ndërkombëtare ka organizuar sesionin e 17-të për Akademitë Olimpike Kombëtare dhe delegatët e Komiteteve Olimpike Kombëtare, i cili u mbajt prej 13 deri më 20 maj në Olimpia të Greqisë. KOK-un dhe Akademinë Olimpike të Kosovës e përfaqësoi koordinatori për edukim arsimor, Fitim Arifi, i cili krahas pjesëmarrjes në punëtori të ndryshme (workshope),… Continue reading AON organizoi sesionin e 17-të për AOK dhe KO Kombëtare

Udhëzues për projektin e Erasmus Plus “Sporti si vlerë”

Udhëzues i përgatitur në kuadër të projektit të Erasmus Plus “Sporti si vlerë”, i cili synon të rrisë rëndësinë e sporteve bazë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mënyrën e organizimit të aktiviteteve sportive. Shumë organizata luftojnë me mungesën e fuqisë punëtore ose burimet e pakta për të zhvilluar aktivitetet e tyre. Për këtë qëllim,… Continue reading Udhëzues për projektin e Erasmus Plus “Sporti si vlerë”

Published
Categorized as Lajme

Nis kursi ASMC 5, ligjëroi sekretari i përgjithshëm i EUSA-së, Matjaz Pecovnik

Është mbyllur me sukses moduli i parë i gjeneratës së pestë të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC), që po organizohet nga KOK-u përmes Akademisë Olimpike. Kursi që po mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, po vijohet nga përfaqësues të KOK-ut dhe federatave sportive. Në modulin e parë, krahas ligjëruesve vendorë, sekretarit… Continue reading Nis kursi ASMC 5, ligjëroi sekretari i përgjithshëm i EUSA-së, Matjaz Pecovnik

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, viziton KOK-un

Kampionia olimpike Rio 2016, Majlinda Kelmendi, trajneri me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka dhe asistenti i tij, Fatos Tabaku, kanë vizituar zyret e Komitetit Olimpik të Kosovës, me ç’rast janë pritur nga presidenti Ismet Krasniqi. Presidenti Krasniqi i uroi mirë se ardhje heroinës tonë, Majlinda Kelmendi, për të cilën ishte vizita e parë… Continue reading Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, viziton KOK-un

Certifikohen administratorët e hendbollit dhe mundjes

KOK përmes Akademisë Olimpike ka organizuar kursin për administratorë të sportit, i cili u mbajt për administratorët e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Mundjes së Kosovës. Në kursin e mbajtur në Hotel Sirius prej 3-5 maj, ligjëruan drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj (MEMOS… Continue reading Certifikohen administratorët e hendbollit dhe mundjes