Zëvendëssekretarja e përgjithshme e KOK-ut, Blerina Imeri, është zgjedhur anëtare e Komisionit të Etikës të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mandatin 2026–2030.
Ajo u zgjodh përmes votimit të fshehtë në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, të mbajtur sot në Taranto të Italisë, ku u zgjodhën edhe organet drejtuese të familjes mesdhetare.
Imeri është gjithashtu anëtare e Komisionit Ligjor të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC), ku shërben tashmë për të dytin mandat radhazi.
Zgjedhja e Imerit përbën një tjetër përfaqësim të rëndësishëm të KOK-ut në strukturat ndërkombëtare të sportit dhe dëshmon vlerësimin për profesionistët tanë në arenën ndërkombëtare.
