+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

KOK merr pjesë në Konferencën e Investitorëve Amerikan


Organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, po organizohet konferenca “American Investitor Conference”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të shumtë të bizneseve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare.


Konferenca ka për qëllim gjetjen e investitorëve në projektet e prezantuara nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfshirë edhe Fshatin Olimpik.


Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi e Besim Aliti.


Presidenti Krasniqi në fjalën e tij, duke vlerësuar lart organizimin e kësaj konference, veçoi Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, të cilat përfaqësojnë një mundësi historike për Kosovën dhe për Prishtinën, të cilat do të përshpejtojnë zhvillimin e infrastrukturës, forcojnë bashkëpunimin institucional dhe do të krijojnë përfitime ekonomike afatgjate për vendin tonë.