Atletja Gresa Bakraçi ka përfunduar të dyja garat në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo garoi në disiplinën e 800 metrave. Në raundin e dytë, të quajtur repasazh, ku morën pjesë garuesit e pakualifikuar nga dita e parë, Gresa u diskualifikua, pasi gjatë vrapimit kishte dalë nga korsia.
Një ditë më herët, ajo u rendit e 49-ta, duke përfunduar me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda.
Kujtojmë që disiplina e Gresës është ajo e 3000 metrave, ndërsa 800 metërshi iu mundësua të garonte në Paris 2024.
Gresa ishte garuesja e vetme që përfaqësoi Kosovën në garat e atletikës në Paris 2024.