+383 38 222 223 / [email protected]

Ekipi ynë parakaloi në ceremoninë hapëse të LOD për të rinj Gangwon 2024

Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024, të cilat do të mbahen deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.


Në ceremoninë hapëse parakaluan dy skitarët tanë, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët edhe bartën flamurin tonë.


Pjesë e ekipit ishin edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, si dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.



Në adresimin e tij para 1802 sportistëve të 78 vendeve, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha se: “Ky është momenti juaj. Ju po ndjekni gjurmët e ikonave sportive që bënë historinë olimpike pikërisht këtu në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018”.


Skitarët tanë do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.


Photo credits: ANOC/Wander Roberto NOC PHOTO PROGRAMME. ALL RIGHTS RESERVED BY THE INTERNATIONAL OLYMPIC COMMITTEE IN PARTNERSHIP WITH ANOC.