+383 38 222 223 / [email protected]

Lirika, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj

Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024.


Skitarja jonë zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit. Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it.


Është ky rezultati më i mirë ndonjëherë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj.



Lirika pati kohën 1 minutë e 50.54 sekonda nga të dyja lëshimet. Në lëshimin e dytë ishte më e shpejtë për rreth dy sekonda.


Deva garoi edhe të martën në sllallom të madh, duke u renditur e 31-ta.


Në konkurrencën e meshkujve, është dashur të paraqitet edhe Klos Vokshi, por shkaku i lëndimit të pësuar në garën e djeshme në sllallom të madh, e kishte të pamundur garimin në sllallomin e sotëm.


Me garën e sotme mbyllet edhe përfaqësimi i sportistëve tanë në LOD që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.



Photo credits: (c) 2024 – International Olympic Committee / Wander Roberto – All Rights Reserved. In partnership with ANOC. @anocolympic @gangwon2024 @Olympics @wander_imagem