+383 38 222 223 / [email protected]

FHK-së i besohet organizimi i Kampionateve Evropiane U20 dhe U18, Divizioni B

Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) i është besuar organizimi i dy kampionateve evropiane për hendbollistë. Bëhet fjalë për Kampionatet Evropiane U20 dhe U18 në Divizionin B, që do të mbahen gjatë verës.


Ekipet kombëtare që do te marrin pjesë për U20 do të jenë: Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britani e Madhe, Gjeorgjia, Letonia, Luksemburgu, Lituania, Sllovakia, Turqia dhe Kosova.


Ndërkohë, në U18 janë Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Kosova. Pra, në kampionatin U20 do të paraqiten 12 ekipe, ndërsa në U18 do të jenë tetë ekipe kombëtare.


Drejtuesit e FHK-së, presidenti, Eugen Saraqini, njëherit nënpresident i KOK-ut, dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, kanë vlerësuar lart marrjen e organizimit të këtyre kampionateve.


“Kjo edhe ndoshta do të jetë arritja më e madhe e FHK-së në aspektin organizativ, ku në këto kampionate evropiane për meshkuj do të marrin pjesë edhe ekipet tona që do të sfidohen nga ekipet evropiane”, theksoi Saraqini në konferencën për media.


U20 që do të mbahet nga data 13 deri më 21 korrik 2024, ndërsa U18 prej 12 deri më 18 gusht.