+383 38 222 223 / [email protected]

Distria Krasniqi e mbyll vitin në vendin e parë të renditjes botërore

Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.


Xhudistja jonë e mbylli vitin 2023 në vendin e parë të renditjes botërore.


Ajo në vitin 2024 hynë me 7715 pikë në kategorinë -52 kg. Në renditjen olimpike ndodhet e dyta.


Gjatë vitit që lam pas, Krsaniqi fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, të argjendtën në Grand Slamin e Tbilisit, Mastersin e Hungarisë, Grand Slamin e Bakusë dhe Kampionatin Evropian në Montpellier. Vitin e mbylli me të bronztën në Kampionatin e Hapur Evropian në Prishtinë.



Laura Fazliu e mbylli vitin në vendin e dytë të renditjes botërore dhe olimpike, kategoria -63 kg.