+383 38 222 223 / [email protected]

Përzgjedhen 10 shpresat olimpike 2024

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka miratuar listën e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024, të cilët do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).


Bursistët, të moshës 15-21 vjeç, vijnë nga sportet e xhudos, mundjes, taekwondosë, boksit dhe atletikës.


Bursistët mbështeten me nga 150 euro në muaj, sipas rregullores së MKRS për mbështetjen e 10 shpresave olimpike.


Gjatë muajit janar ose shkurt, KOK do të përzgjedh edhe dhjetëra bursistë shpresa olimpike, të cilët mbështeten nga KOK-u. Gjatë vitit 2023, 35 bursistë u mbështeten me nga 150 euro në muaj.


Lista

Emri dhe mbiemriSporti
Bleron AdemiTaekwondo
Jon GashiTaekwondo
Blin KukaXhudo
Uvejs NesimiXhudo
Donat SylaBoks
Taulant JakupiBoks
Lonisa RekaMundje
Elsa NikociMundje
Sara SusuriAtletikë
Granit AhmetiAtletikë