+383 38 222 223 / [email protected]

Vendimet e mbledhjes së 30 të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 30-të, të fundit për këtë vit, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit ditës.


Mbledhja nisi me një minutë heshtje në nderim të trajnerit të basketbollit, Ilmen Bajra, i cili u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare.


Më poshtë gjeni vendimet e marra:


  • U vlerësua lart vizita në Kosovë e presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos dhe sekretarit të përgjithshëm, Raffaele Pagnozi


  • U miratua raporti financiar për periudhat TM1 dhe TM2


  • U miratua draft-buxheti për vitin 2024


  • U miratua lista e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024, të cilët do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.


  • U diskutua për bursistët olimpikë Paris 2024


  • U diskutua për ofertat e kompanive të sigurimit, për mundësitë më të mira të sigurimit shëndetësor të sportistëve


  • U diskutua për konferencën vjetore “Sporti dhe Media”


  • U shqyrtuan edhe kërkesat tjera të federatave sportive.