+383 38 222 223 / [email protected]

18 përfaqësues të IOC dhe ANOC mbajtën modulin e tretë të kursit të projektit “OCEAN”

ANOC dhe IOC kanë mirëpritur 18 përfaqësues të Komiteteve Olimpike Kombëtare (KOK), të cilët vijuan modulin e tretë të kursit të projektit “OCEAN” për ndryshimet klimatike. Qëllimi kryesor i takimit ishte zbulimi i rezultateve të emetimit të karbonit të KOK-ve, pasi ata punuan së bashku me Institutin Oko, për matjen dhe hartimin e sistemit të… Continue reading 18 përfaqësues të IOC dhe ANOC mbajtën modulin e tretë të kursit të projektit “OCEAN”

Published
Categorized as Lajme Tagged

Besim Aliti mori pjesë në takimin e komisionit koordinues për LM Taranto 2026

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka marrë pjesë në takimin e komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Në takimin e mbajtur në Taranto të Italisë, u diskutua për përgatitjet e organizimit të LM Taranto 2026, orarin e ri dhe punët që pritet të përfundohen në dy vitet e ardhshme. Javë më parë… Continue reading Besim Aliti mori pjesë në takimin e komisionit koordinues për LM Taranto 2026

Akreditohet programi i edukimit “Trajner Sportiv”

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akreditur sot programin e edukimit “Trajner Sportiv” – niveli i pestë, program ky i Akademisë Olimpike të Kosovës që vepron në kuadër të KOK-ut. Programi “Trajner Sportiv” ofron edukimin dhe përgatitjen profesionale të trajnerëve në fushën  e sporteve, në drejtimin e menaxhimit individual dhe grupor në një disiplinë sportive. Programi… Continue reading Akreditohet programi i edukimit “Trajner Sportiv”

Rreth 30 administratorë vendorë e ndërkombëtarë, diplomuan në Kosovë për kursin S2ABC

Për dy ditë me radhë, KOK-u ka mirëpritur rreth 30 administratorë vendorë e ndërkombëtarë të cilët diplomuan në kursin e avancuar evropian për administratorë të sportit (S2ABC), të cilin krahas vendeve të Evropës, e vijuan edhe pjesëmarrës nga Kosova. Në mesin e të diplomuarve ishin edhe përfaqësuesit e KOK-ut, drejtori për financa, Endrit Syla dhe… Continue reading Rreth 30 administratorë vendorë e ndërkombëtarë, diplomuan në Kosovë për kursin S2ABC

Drejtuesit e KOK-ut pritën Donjeta Sadikun, pas kualifikimit në LO Paris 2024

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), kryetarin Enver Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Latif Demolli, boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren e saj, Marjolla Sallauka, pas fitimit të normës olimpike Paris 2024. Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO Paris 2024, pas… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut pritën Donjeta Sadikun, pas kualifikimit në LO Paris 2024

Published
Categorized as Lajme

KOK nënshkruan kontratat me 44 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot kontratat me 44 bursistë të rinj “Shpresa Olimpike 2024”, të cilët do të mbështeten nga KOK-ut me paga mujore në vlerë 150 euro. Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Ismet Krasniqi, ndërsa nga pala tjetër, sportisti dhe federata. Sportistët iu takojnë moshës deri në 21 vjet, ndërsa… Continue reading KOK nënshkruan kontratat me 44 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

KOK, MKRS dhe Ambasada e Suedisë organizuan aktivitet për 8 Marsin

KOK, MKRS dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, janë bërë sot bashkë për të shënuar 8 Marsin – Dita Ndërkombëtare e Gruas, duke organizuar aktivitet në futboll, ku morën ekipe të klubeve të vajzave. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke uruar vajzat dhe gratë në këtë ditë të rëndësishme, theksoi se sukseset më të mëdha… Continue reading KOK, MKRS dhe Ambasada e Suedisë organizuan aktivitet për 8 Marsin

Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

Donjeta Sadiku ka fituar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për kryeqytetin francez. Për medalisten botërore… Continue reading Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

KOK mirëpriti vajzat e Kombëtares së hendbollit U-18, pas suksesit historik

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur vajzat e Kombëtares së Kosovës në hendboll për grupmoshën U-18, të cilat të dielën arritën sukses historik, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror U-18. Hendbollistet që shoqëroheshin nga kryetari i FHK-së, Eugen Saraqini, njëherit nënpresident i KOK-ut, dhe sekretari i përgjithshëm,… Continue reading KOK mirëpriti vajzat e Kombëtares së hendbollit U-18, pas suksesit historik