Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi pritën përfaqësuesit e SHBA-së nga Komanda Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme sportive dhe aktivitete me interes të ndërsjellë. U theksua roli i sportit si urë mes njerëzve dhe si mjet i fuqishëm për promovimin e vlerave pozitive, bashkëpunimit dhe zhvillimit të rinisë.
U.S. representatives from Regional Command-East (RC-E) part of the #NATO-led #KFOR mission visited the Kosovo Olympic Committee (KOC) where they were welcomed by President Ismet Krasniqi, Secretary General Besim Aliti and Vice President Milaim Kelmendi.#TogetherStrongerForPeace pic.twitter.com/QMGwULSA1o
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) May 27, 2026
Ky takim nënvizoi angazhimin e KOK-ut për të forcuar partneritetet ndërkombëtare dhe për të përdorur sportin si instrument të paqes, bashkëpunimit dhe integrimit shoqëror.
Në këtë mënyrë, KOK vazhdon të jetë një aktor aktiv jo vetëm në fushën sportive, por edhe në ndërtimin e marrëdhënieve që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe të rinisë së Kosovës.



