Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë (ISSF), Luciano Rossi, ka vizituar sot Kosovën, me ç’rast është pritur nga presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, kryetari Gëzim Hazrolli, sekretari i përgjithshëm, Driton Sejdiu dhe nënkryetari Agron Jusufi. Të pranishëm në takim ishin edhe drejtori i Departamentit të Sportit… Continue reading Presidenti i ISSF-së, Luciano Rossi, vizitoi Kosovën, u prit edhe në KOK
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akreditur sot programin e edukimit “Trajner Sportiv” – niveli i pestë, program ky i Akademisë Olimpike të Kosovës që vepron në kuadër të KOK-ut. Programi “Trajner Sportiv” ofron edukimin dhe përgatitjen profesionale të trajnerëve në fushën e sporteve, në drejtimin e menaxhimit individual dhe grupor në një disiplinë sportive. Programi… Continue reading Akreditohet programi i edukimit “Trajner Sportiv”
KOK do të nisë një seri prej pesë seminareve online për trajnerët, të fokusuar në temat e shëndetit mendor dhe përgatitjes në sport, të quajtur “Master your mental game”! Punëtoria e parë mbahet më 5 mars 2024 në formatin online, me fillim në ora 10:00. Dy punëtoritë e para, që do të organizohen në mars… Continue reading KOK nis serinë e pesë seminareve online për shëndetin mendor
Xhudistët Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar çmimet kryesore në edicionin e tetë të ceremonisë Laureatët 2023. Krasniqi u shpall “Sportistja e Vitit”, ndërsa Gjakova “Sportisti i Vitit”. Të dy fituan për herë të katërt çmimet e më të mirëve. “Jemi në vitin olimpik dhe po përgatitemi shumë për LO Paris dhe shpresoj të… Continue reading Distria Krasniqi e Akil Gjakova, Laureatët e Vitit 2023
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga drejtuesit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, ka pritur sot drejtuesit e Kolegjit UBT, rektorin, Edmond Hajrizi dhe dekani Agron Thaçi. Qëllimi i takimit ishte gjetja e urave të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe UBT-së, në fushën e sportit dhe nënshkrimi i një memorandum të bashkëpunimit… Continue reading Presidenti Krasniqi priti rektorin e Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 31-të, të parën për vitin 2024. Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka miratuar listën e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024, të cilët do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS). Bursistët, të moshës 15-21 vjeç, vijnë nga sportet e xhudos, mundjes, taekwondosë, boksit dhe atletikës. Bursistët mbështeten me nga 150 euro në muaj, sipas… Continue reading Përzgjedhen 10 shpresat olimpike 2024
KOK-u ka mbledhur sot në një koktej rreth 40 gazetarë sportivë, me të cilët shënoi mbylljen e një viti tejet të suksesshëm, jo vetëm për KOK-un, por për gjithë sportin. Takimi u realizua në kuadër të konferecës vjetore “Sporti dhe Media”. Presidenti Ismet Krasniqi, që shoqërohej nga nënpresidenti Milaim Kelmendi, duke falënderuar gazetarët për mbështetjen… Continue reading KOK takoi gazetarët e sportit, në shënimin e të arriturave në vitin 2023