Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 31-të, të parën për vitin 2024. Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 31-të, të parën për vitin 2024. Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka miratuar listën e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024, të cilët do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS). Bursistët, të moshës 15-21 vjeç, vijnë nga sportet e xhudos, mundjes, taekwondosë, boksit dhe atletikës. Bursistët mbështeten me nga 150 euro në muaj, sipas… Continue reading Përzgjedhen 10 shpresat olimpike 2024
KOK-u ka mbledhur sot në një koktej rreth 40 gazetarë sportivë, me të cilët shënoi mbylljen e një viti tejet të suksesshëm, jo vetëm për KOK-un, por për gjithë sportin. Takimi u realizua në kuadër të konferecës vjetore “Sporti dhe Media”. Presidenti Ismet Krasniqi, që shoqërohej nga nënpresidenti Milaim Kelmendi, duke falënderuar gazetarët për mbështetjen… Continue reading KOK takoi gazetarët e sportit, në shënimin e të arriturave në vitin 2023
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, nënpresidenti Milaim Kelmendi, si dhe krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), kryetari Bahri Gjinovci e sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, kanë pritur sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kroacisë (HOO), Sinisha Krajaq dhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kroacisë, Frane… Continue reading KOK priti sekretarin e përgjithshëm të KO të Kroacisë, Krajaç dhe drejtuesit e volejbollit kroat
KOK-u ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar, këtë herë në Festivalin e 40-të Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar në Milano të Italisë nga Federata Ndërkombëtare e Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS). Nga pesë filmat sportivë/dokumentarë të dërguar për çmime, Kosova është shpërblyer për storjen “Kryemjeshtri”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me… Continue reading KOK fiton edhe një çmim në Festivain Botëror të Filmit Sportiv Milano 2023
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Bosnjë e Hercegovinës, me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si dhe në takimin e Komitetete Olimpike Kombëtare të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CSEENOC), që… Continue reading 30-vjetori i anëtarësimit të KO të B dhe H në IOC dhe takimet e KO të Evropës Qendrore dhe Juglindore
Pas Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar të drejtën për organizimin e një tjetër ngjarje të rëndësishme në vendin tonë. Bëhet fjalë për organizimin e forumit ndërkombëtar për Platformën Sportive Evropiane (European Sport Platform) 2024. KOK është partner në projektin ERASMUS + “Sporti si vlerë” për “Ngritjen e kapaciteteve në fushën… Continue reading KOK fiton të drejtën e organizimit të një tjetër ngjarje të rëndësishme
Edicioni i tretë i Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, është mbyllur sonte në ceremoninë e organizuar në qendrën sportive me rërë në Karteros së Heraklionit të Greqisë. LMR Heraklion 2023 u mbajtën prej 9-16 shtator, ndërsa morën pjesë 26 shtete me 768 sportistë të 13 sporteve. Ekipi ynë ishte pjesëmarrës në ceremony bashkë edhe… Continue reading Mbyllet LMR Heraklion 2023, shihemi në Portimao dhe Lagoa 2027
Xhudistët tanë sërish arritën suksesin më të madh nga ekipi ynë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023. Xhudoja u paraqit me gjashtë garues, ndërsa Blin Kuka, ishte më së afërmi medaljes, bashkë edhe me Laurinë Gashi. Blini doli i pesti në kategorinë -90 kg, duke mbyllur garën me dy fitore dhe… Continue reading Një vend i pestë dhe një i shtatë, suksesi i xhudos dhe i gjithë ekipit tonë në EYOF Maribor 2023
Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti. Presidenti Krasniqi falënderoi drejtorin Novak për vizitën dhe përkrahjen që po i jep basketbollit tonë, ndërsa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të fuqizuar edhe më… Continue reading Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, vizitoi KOK-un