E KONFIRMUAR: Sophie Sorschag merr lejen nga FIS-i për të garuar për Kosovën

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, tani e tutje mund të garojë për Kosovën. Sorschag, që në janar të këtij viti vendosi të lë Austrinë dhe të garojë për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS). FIS ka… Continue reading E KONFIRMUAR: Sophie Sorschag merr lejen nga FIS-i për të garuar për Kosovën

KOK nderon gazetarin Artan Muhaxhiri

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nderuar sot gazetarin sportiv, Artan Muhaxhiri, në shenjë mirënjohje për kontributin e çmuar të dhënë gjatë përcjelljes së ngjarjes historike, marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Gazetari Muhaxhiri, përmes RTK-së, bëri transmetim maratonik dhe të drejtpërdrejt të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG),… Continue reading KOK nderon gazetarin Artan Muhaxhiri

Interesim i madh për Festivalin e 3-të Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv Prishtina 2023

photo by: @Shpend Ahmeti

Ka përfunduar edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili më 20 dhe 21 tetor 2023 u mbajt në kinemanë ABC në Prishtinë. Për dy ditë u shfaqën 14 filma të zhanreve dokumentarë të shkurtër, dokumentarë të gjatë, storje, etj, tetë prej të cilëve ishin vendorë. Dy filma u… Continue reading Interesim i madh për Festivalin e 3-të Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv Prishtina 2023

Dhjetëra filma sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë do të shfaqen në Festivalin e Filmit Sportiv Prishtina 2023

Print

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv Prishtina 2023. Festivali edhe këtë herë ka mbledhur filma sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë. Do të jenë gjithsej shtatë filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, të cilët pasqyrojnë vlerat olimpike dhe paralimpikë, sportistë, ish-sportistë, trajnerë dhe kontribues të sportit… Continue reading Dhjetëra filma sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë do të shfaqen në Festivalin e Filmit Sportiv Prishtina 2023

Forumi i 11-të i Sportistëve

Rreth 400 përfaqësues të komisioneve të sportistëve nga e mbarë bota, kanë marrë pjesë në forumin e 11-të të sportistëve, të mbajtur në  Lozanë të Zvicrës dhe të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Sportistët tanë i ka përfaqësuar, anëtari i komisionit të sportistëve, Lum Zhaveli, ish-sportist në Lojërat Olimpike Rio 2016. Në forum kanë… Continue reading Forumi i 11-të i Sportistëve

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mental, KOK organizoi seminarin për shëndetin mental në sport

photo by: @Shpend Ahmeti

Me rastin e shënimit të 10 Tetorit – Dita Botërore e Shëndetit Mental, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka organizuar sot seminarin e 2-të për shëndetin mental në sport, në të cilin morën pjesë rreth 40 trajnerë të federatave të ndryshme sportive. Ligjëruese ishte psikologia ndërkombëtare nga Sllovenia, Andreja Holsedl, ish-sportiste e çiklizmit rrugor, e… Continue reading Në Ditën Botërore të Shëndetit Mental, KOK organizoi seminarin për shëndetin mental në sport

Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Damjan Pintar, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 4

photo by: @Shpend Ahmeti

Për dy ditë me radhë, është mbajtur moduli i pestë i gjeneratës së katërt të kursit të avancuar për menaxhimin në sport (ASMC 4). Në këtë modul u diskutua për menaxhimin e marketingut në organizatat sportive. Krahas sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti dhe udhëheqësit të programit të ASMC 4, Ibër Alaj, ligjërues i… Continue reading Eksperti ndërkombëtar i marketingut, Damjan Pintar, ligjëroi në modulin e pestë të ASMC 4

Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EOC-ut

Për dy ditë me radhë, në Stamboll të Turqisë, është mbajtur Asambleja e 52-të e Përgjithshme e Komitetit Olimpik të Evropës, në të cilën morën pjesë drejtuesit e Komiteteve Olimpike Kombëtare. KOK-un e përfaqësuan presidenti, Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, të cilët krahas pjesëmarrjes në Asamble, patën mundësi të takimeve të ndryshme me homologë… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EOC-ut

Deputetë të Kuvendit të Kosovës vizituan KOK-un

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës, kanë vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast janë pritur nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti. Qëllimi i vizitës ishte marrja e informacioneve nga KOK për… Continue reading Deputetë të Kuvendit të Kosovës vizituan KOK-un

Certifikohen shtatë trajnerë të tenisit

Shtatë trajnerë të tenisit janë pajisur me certifikata të përfundimit me sukses të kursit për trajnerë – niveli i dytë, i organizuar nga KOK-u në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, falë mbështetjes së Solidaritetit Olimpik të IOC. Kursi ishte mbajtur në Fushat e Tenisit në Brestovik të Pejës, prej 30 qershor deri më… Continue reading Certifikohen shtatë trajnerë të tenisit