+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

HISTORIKE: Kosova, organizatore e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Po. Është zyrtare. Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ka votuar pro kandidaturës Prishtina 2030. 55 vota pro, 8 kundër dhe tri vota të pavlefshme ishte bilanci i fitores së madhe të Kosovës, ku delegatët e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet… Continue reading HISTORIKE: Kosova, organizatore e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Asambleja e Përgjithshme e ICMG-së, Heraklion 2023

Mbledhja 27 e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit, Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 27-të, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës. Më poshtë mund të gjeni vendimet:

IOC cakton datat dhe vendet mikpritëse për rrugëtimin e boksit për LO Paris 2024

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka caktuar vendet mikpritëse dhe datat për turnetë kualifikues botëror të boksit për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Për shkak të pezullimit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA) nga IOC, edhe këtë herë garat  kualifikuese për LO Paris 2024 i organizon ‘task forca’ e aranzhuar nga IOC. Kështu, turneu i parë… Continue reading IOC cakton datat dhe vendet mikpritëse për rrugëtimin e boksit për LO Paris 2024

26 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023

26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat prej 9 deri më 16 shtator 2023 mbahen në qytetin Heraklion të Greqisë. Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura… Continue reading 26 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023

Jon Gashi, i pesti në Evropianin e taekwondosë për junior

Taekwondisti, Jon Gashi, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian për junior, të mbajtur gjatë fundjavës në Talin të Estonisë. Gashi, bursist i KOK-ut si shpresë olimpike 2023, arriti deri në çerekfinale, pas fitores në raundin e dytë, derisa të parin e kaloi pa luftë, kategoria -73 kg. Garuesit tjerë, Elion Agushi dhe Mal… Continue reading Jon Gashi, i pesti në Evropianin e taekwondosë për junior

Presidenti Ismet Krasniqi, priti udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Kinës në Prishtinë, Cheng Lei

Presidenti Krasniqi, që shoqërohej nga anëtari i Bordit Ekzekutiv, Jeton Beqiri, njëherit kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës, falënderoi mysafirin Lei për vizitën, derisa e njohu me sfidat dhe sukseset e sportit tonë, me theks të veçantë medaljet e arta olimpike, si dhe pjesëmarrjen tonë të fundit në Lojërat Olimpike Dimërore, të mbajtura në… Continue reading Presidenti Ismet Krasniqi, priti udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Kinës në Prishtinë, Cheng Lei

Laura Fazliu, e para në renditjen olimpike Paris 2024

Laura Fazliu ka bërë ngritje të madhe në renditjen olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024. Me medaljen e artë në Mastersin e Budapestit, xhudistja jonë ka kaluar për herë të parë në vendin e parë të kategorisë deri në 63 kg. Laura fitoi 1800 pikë në Budapest dhe tani ka 3620 pikë. Distria Krasniqi ndodhet… Continue reading Laura Fazliu, e para në renditjen olimpike Paris 2024

Kryeministri Albin Kurti vizitoi KOK-un

photo by: @Shpend Ahmeti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi. Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti dhe nënpresidentët, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi. Presidenti Krasniqi… Continue reading Kryeministri Albin Kurti vizitoi KOK-un

Katër medalje të fituara në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Katër medalje të fituara, një e artë, dy të argjendta dhe një e bronztë, është bilanci i ekipit të Kosovës, pjesëmarrës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023, të mbajtura prej 28 korrik deri më 6 gusht 2023 në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongosë. Medaljen e artë e fitoi xhudisti Shpat Zekaj, në kategorinë deri në… Continue reading Katër medalje të fituara në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023