+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Infrastruktura sportive dhe Prishtina 2030 në fokus të Samitit të Ballkanit

Investimet në infrastrukturën sportive dhe përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 ishin në fokus të diskutimeve në kuadër të Samitit të Ballkanit, ku u theksua rëndësia e krijimit të një trashëgimie të qëndrueshme sportive për Kosovën. Në panel KOK-un e përfaqësoi presidenti Ismet Krasniqi, kurse në cilësinë e moderatorit ishte sekretari i përgjithshëm,… Continue reading Infrastruktura sportive dhe Prishtina 2030 në fokus të Samitit të Ballkanit

Përfaqësues të katër federatave përfundojnë kursin për administratorë të sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes Akademisë Olimpike (AO), organizoi kursin për administratorë të sportit, ku morën pjesë përfaqësues të federatës së volejbollit, triathlonit, padelit dhe boksit. Gjatë kursit, pjesëmarrësit trajtuan tema që lidhen me administrimin dhe menaxhimin e organizatave sportive. Përmes punës në grupe, prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, ata patën mundësi të shkëmbejnë përvoja… Continue reading Përfaqësues të katër federatave përfundojnë kursin për administratorë të sportit

U mbajt takimi i dytë i konsorciumit të projektit STRONG

Në Universitetin Johannes Gutenberg Mainz, më 1 dhe 2 tetor u mbajt takimi i dytë i konsorciumit të projektit STRONG. Gjatë takimit u prezantua progresi i projektit, aktivitetet e realizuara dhe detyrat e ardhshme në kuadër të pakove të punës, me fokus në hulumtimin dhe promovimin e të drejtave dhe përgjegjësive të sportistëve. Diskutimet përfshinë… Continue reading U mbajt takimi i dytë i konsorciumit të projektit STRONG

Besim Aliti prezantoi raportin e progresit për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, njëherësh kryesues i komisionit për organizimin e Festivalit Evropian Olimpik për të Rinj (EYOF) Lignano Sabbiadoro 2027, ka prezantuar raportin e progresit të përgatitjeve gjatë seminarit të 46-të të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC) dhe Forumit për Solidaritetin Olimpik, që po mbahet në Split të Kroacisë.… Continue reading Besim Aliti prezantoi raportin e progresit për EYOF Lignano Sabbiadoro 2027

KOK fiton projektin ndërkombëtar GA-WBCC si Koordinator i Konsorciumit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka shënuar një tjetër sukses në fushën e projekteve ndërkombëtare, duke fituar projektin “Games Academy – Western Balkans Capacity and Certification (GA-WBCC)”, në kuadër të programit Erasmus+ Sport – Capacity Building in the Field of Sport. Në kuadër të këtij projekti, KOK do të ketë rolin e Koordinatorit të Konsorciumit,… Continue reading KOK fiton projektin ndërkombëtar GA-WBCC si Koordinator i Konsorciumit

Miratohet kërkesa e KOK-ut për shpërblimin e medalistëve dhe trajnerëve në Taranto 2026

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka miratuar kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) për shpërblimin e medalistëve dhe trajnerëve kosovarë për sukseset e arritura në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. KOK-u e vlerëson këtë vendim dhe shpreh mirënjohjen për ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për mbështetjen e dhënë ndaj sportistëve dhe trajnerëve tanë.… Continue reading Miratohet kërkesa e KOK-ut për shpërblimin e medalistëve dhe trajnerëve në Taranto 2026

Vendimet e mbledhjes së 15-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 15-të në të cilën mori vendimet si më poshtë:

Sporti i së nesërmes dhe mbrojtja, temat kyçe në Forumin e Sportit 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës (FSSHK), organizuan edicionin e radhës të Forumit të Sportit, aktivitet ky që u mbajt në kuadër të Javës Evropiane të Sportit “Be Active”. Në hapje… Continue reading Sporti i së nesërmes dhe mbrojtja, temat kyçe në Forumin e Sportit 2026

Mbahet moduli i katërt i ASMC 7

Ka përfunduar moduli i katërt i gjeneratës së shtatë të Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 7), i organizuar nga KOK-u përmes Akademisë Olimpike. Moduli u fokusua në menaxhimin e financave, si një komponent i rëndësishëm për funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të organizatave sportive. Ligjërues ishin Ibër Alaj (MEMOS XIX), drejtor i programit… Continue reading Mbahet moduli i katërt i ASMC 7

KOK në konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”

Këshilli Evropian i Investitorëve organizoi  konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, kushtuar përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Në mesin e panelistëve ishte sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili foli për përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në organizimin e ngjarjeve të mëdha shumësportëshe. Panelist ishte edhe anëtari… Continue reading KOK në konferencën “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”