Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës (FSSHK), organizuan edicionin e radhës të Forumit të Sportit, aktivitet ky që u mbajt në kuadër të Javës Evropiane të Sportit “Be Active”.
Në hapje të forumit, presidenti Ismet Krasniqi përgëzoi udhëheqësitë e Be Active, për organizimin e aktiviteteve, derisa theksoi rëndësinë e sportit në përditshmëri dhe ndikimin që do ta ketë trashëgimia e infrastrukturës sportive nga Prishtina 2030 në këtë drejtim.
Fjalën hyrëse e mbajtën edhe Ministri i Sportit z.Blerim Gashani dhe Koordinatori Nacional z.Iber Alaj, duke theksuar rëndësinë e të qenurit aktiv dhe promovimit të sportit për të gjithë.
Për panelin e parë me temën: ‘’Sporti i së nesërmes: Inovacion, Qëndrueshmëri dhe Investim”, folën Koordinatori kombëtar i Javës Evropiane të Sportit Ibër Alaj, Presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi dhe dekani i FEFS, njëherit edhe anëtar i bordit ekzekutiv të KOK, Florian Miftari.
Në panelin e dytë me temën “Mbrojtja”, në panel u mirëpritën Mimika Dobroshi nga Erasmus Plus, zyrtarja për projekte në KOK Iliria Ibrahimi, Tringa Dedi nga Universiteti i Prishtinës, Vlora Braha nga Federata e Basketbollit e Kosovës si dhe Musa Selimi në kuadër të Universitetit të Prishtinës dhe projektit Shape, njëherit edhe nën president i KOK-ut.
Të dyja panelet kishin një pjesëmarrje masive që u përcoll me
diskutime dhe interesim të madh për temat e trajtuara.



