+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Ekipi olimpik mbylli garimin në EYOF Bakuriani 2025

Ekipi olimpik i Kosovës ka përfunduar garimin në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj “Bakuriani 2025”, që prej 9 – 16 shkurt u mbajt në Bakuriani të Gjeorgjisë. Ekipi ynë u përfaqësua me skitarët Klara Sefaj dhe Andi Pupovci, të cilët garuan në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh. Të dy… Continue reading Ekipi olimpik mbylli garimin në EYOF Bakuriani 2025

Ekipi olimpik parakaloi në EYOF Bakuriani 2025

Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Festivalit Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”. Dy skitarët tanë, Klara Sefaj dhe Andi Pupovci, të vetmit që përfaqësojnë vendin, bartën flamurin tonë gjatë parakalimit. EYOF-i, që mbahet në Bakuriani të Gjeorgjisë, zgjat deri më 16 shkurt.

Ekipi olimpik i Kosovës përfaqësohet me dy skitarë në EYOF dimëror “Bakuriani 2025”

Ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”, që prej 9 deri më 16 shkurt 2025 mbahet në Gjeorgji. Ekipi ynë përbëhet nga skitarët e skijimit alpin: Klara Sefaj dhe Andi Pupovci, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të… Continue reading Ekipi olimpik i Kosovës përfaqësohet me dy skitarë në EYOF dimëror “Bakuriani 2025”

KOK shpërblen me nga 10 mijë euro medalistet olimpike

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë edhe këtë herë sportistët tanë për suksesin dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ekipi ynë olimpik fitoi medaljen e argjendtë me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos. Të dyja medalistet olimpike, krahas shpërblimit shtetëror, do… Continue reading KOK shpërblen me nga 10 mijë euro medalistet olimpike

Rezultatet e ekipit olimpik në LO Paris 2024

Rezultatet e sportistëve tanë në LO Paris 2024 Emri/mbiemri Sporti Kategoria/dis. Rezultati Distria Krasniqi Xhudo 52 kg Medalja e argjendtë (2/26) Laura Fazliu Xhudo 63 kg Medalja e bronztë (3/29) Akil Gjakova Xhudo 73 kg 5/30 Loriana Kuka Xhudo 78 kg 9/22 Nora Gjakova Xhudo 57 kg Raundi 1 Donjeta Sadiku Boks 60 kg 9/22… Continue reading Rezultatet e ekipit olimpik në LO Paris 2024

‘Merci’ Paris, ‘see you in’ LA28!

Faleminderit i themi Parisit për organizimin e shkëlqyer të Lojërave Olimpike 2024, të cilat u mbyllën të dielën mbrëma në ceremoninë e organizuar në stadiumin “Stade de France”. Për dallim nga ceremonia hapëse, në parakalim ishin flamurmbajtësit, derisa flamurin tonë e mbajtën atletja Gresa Bakraçi dhe notari Adell Shaboviq. Ceremonia e mbajtur para rreth 80… Continue reading ‘Merci’ Paris, ‘see you in’ LA28!

Ekipi ynë olimpik mbyll garat në LO Paris 2024 me dy medalje, një vend të pestë dhe dy të 9-ta

Me garimin e sotëm të notares Hana Beiqi dhe atletes Gresa Bakraçi, ekipi ynë olimpik ka mbyllur garat në Lojërat Olimpike Paris 2024. Dy medalje të fituara, një vend i pestë dhe dy të nënta është bilanci i suksesit të ekipit tonë. Xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu u ngjitën në podiumin olimpik. Krasniqi fitoi… Continue reading Ekipi ynë olimpik mbyll garat në LO Paris 2024 me dy medalje, një vend të pestë dhe dy të 9-ta

Atletja Gresa Bakraçi mbylli garat në LO Paris 2024

PARIS, FRANCE - AUGUST 02: Gresa Bakraci of Team Kosovo competes during the Women's 800m Round 1 on day seven of the Olympic Games Paris 2024 at Stade de France on August 02, 2024 in Paris, France. (Photo by Hannah Peters/Getty Images)

Atletja Gresa Bakraçi ka përfunduar të dyja garat në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ajo garoi në disiplinën e 800 metrave. Në raundin e dytë, të quajtur repasazh, ku morën pjesë garuesit e pakualifikuar nga dita e parë, Gresa u diskualifikua, pasi gjatë vrapimit kishte dalë nga korsia. Një ditë më herët, ajo u rendit e… Continue reading Atletja Gresa Bakraçi mbylli garat në LO Paris 2024

Hana e 43-ta, Adelli i 58-ti

NANTERRE, FRANCE - AUGUST 03: Hana Beiqi of Team Kosovo prepares to compete in the Women's 50m Freestyle Heats on day eight of the Olympic Games Paris 2024 at Paris La Defense Arena on August 03, 2024 in Nanterre, France. (Photo by Quinn Rooney/Getty Images)

Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, kanë përfaqësuar sportin e notit në Lojërat Olimpike Paris 2024. Beiqi garoi në disiplinën e 50 metrave stil i lirë, ndërsa Shaboviq në 100 metra stil i lirë. 15-vjeçarja Hana përfundoi me kohë 27.34 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 43-ta, nga 79 garuese në total. Ndërkohë, Shaboviq përfundoi… Continue reading Hana e 43-ta, Adelli i 58-ti

Fitojmë edhe medaljen e dytë në Paris 2024, Laura e bronztë

Edhe një medalje olimpike nga Paris 2024. Këtë herë është e bronztë dhe ka emrin Laura Fazliu. Xhudistja jonë u ngjit në podiumin e kategorisë -63 kilogramë, falë tri fitoreve dhe një pa luftë. E nisi mbarë duke mundur kinezen, Jing Tang, në raundin e dytë. Në çerekfinale u mund nga francezja, Clarisse Agbegnenou. Përmes… Continue reading Fitojmë edhe medaljen e dytë në Paris 2024, Laura e bronztë