+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Certifikohen administratorët e hendbollit dhe mundjes

KOK përmes Akademisë Olimpike ka organizuar kursin për administratorë të sportit, i cili u mbajt për administratorët e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Mundjes së Kosovës. Në kursin e mbajtur në Hotel Sirius prej 3-5 maj, ligjëruan drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj (MEMOS… Continue reading Certifikohen administratorët e hendbollit dhe mundjes

Prezantohet programi “Super Sportistët”

Para përfaqësuesve të federatave, klubeve sportistëve dhe mediave është prezantuar programi për performancë të lartë sportive “Super Sportistët”. Programi mbështet sportistët përgjatë karrierës së tyre aktive dhe është i ndarë në tri faza, ndërsa për synim ka rezultatet e sportistëve në Lojërat Olimpike 2028 në Los Angjelos, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe Lojërat Olimpike Brisbane… Continue reading Prezantohet programi “Super Sportistët”

Distria Krasniqi, mbretëresha e Evropës

Distria Krasniqi është bërë kampione e Evropës në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Kampionia olimpike, shënoi katër fitore, në kategorinë -52 kg, ndërsa në finale mundi nënkampionen olimpike, Odette Giufrida. Është kjo medalja e gjashtë evropiane e Disit si seniore, e dyta e artë pas asaj të vitit 2021.… Continue reading Distria Krasniqi, mbretëresha e Evropës

Vendimet e mbledhjes së 34-të

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 34-të, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës. Mbledhja nisi me një minutë heshtje, në nderim të anëtares së Bordit Ekzekutiv, Shqipe Bajçinca-Brestovci, e cila u nda nga jeta javë më parë, pas një sëmundje të rëndë. Në… Continue reading Vendimet e mbledhjes së 34-të

KOK priti drejtuesit e Olimpiadës Speciale për Evropë/EuroAzi

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë pritur sot udhëheqësit e Olimpiadës Speciale për Evropë/EuroAzi, presidentin David Evangelista dhe nënpresidenten Martha Jo Braycich, të cilët po e vizitojnë Kosovën. Mysafirët shoqëroheshin nga udhëheqësit e Olimpiadës Speciale në Kosovë (OSK), të kryesuar nga drejtoresha nacionale, Drita Dushi,… Continue reading KOK priti drejtuesit e Olimpiadës Speciale për Evropë/EuroAzi

KOK promovoi LM Prishtina 2030 në Panairin e Turizmit dhe Sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës mori pjesë në Panairin e Sportit dhe Turizmit, i cili po mbahet në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. KOK përmes një tende promovoi Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Pjesëmarrës në Panair janë edhe federata të ndryshme, partneri i artë i KOK-ut, BKT Kosova, si dhe kompani të ndryshme. Panairin e vizituan sot… Continue reading KOK promovoi LM Prishtina 2030 në Panairin e Turizmit dhe Sportit

Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në Samitin Botëror të Sportit dhe Biznesit të organizuar nga SportAccord

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë marrë pjesë në Samitin Botëror të Sportit dhe Biznesit të organizuar prej 7 – 11 prill 2024 nga SportAccord në Birmingham të Britanisë së Madhe. Ata e kanë shfyrtëzuar SportAccordin edhe për takime me drejtues të organizatave të ndryshme.… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në Samitin Botëror të Sportit dhe Biznesit të organizuar nga SportAccord

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, përmes së cilit parashihet mbështetja financiare e MKRS-së për KOK-un për vitin 2024. Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Ismet Krasniqi, kurse për MKRS-në, zëvendësministrja, Daulina Osmani. Memorandumi i këtij viti parasheh rritje të mbështetjes për KOK-u në krahasim… Continue reading KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në

U mbajt mbledhja komemorative për kontribuuesen e sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci

Në nderim të veprës dhe kontributit të madh të dhënë për dekada në sport, sot u mbajt mbledhje komemorative për Shqipe Bajçinca-Brestovci, e cila u nda nga jeta të dielën, pas një sëmundje të rëndë. Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, anëtare e komisionit “Femra dhe Sporti”, komisionit… Continue reading U mbajt mbledhja komemorative për kontribuuesen e sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci

Qeveria miraton programin “Super Sportistët” me buxhet 4 milionë euro për katër vjet

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot programin “Super Sportistët”, përmes të cilit synohet që të rritet numri i normave olimpike dhe medaljeve olimpike për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028. Programi parasheh mbështetje në vlerë 4 milionë euro për sportistë të rinj të sporteve olimpike. Ky program, i përpiluar nga profesionistë të fushës, nga KOK-u, MKRS… Continue reading Qeveria miraton programin “Super Sportistët” me buxhet 4 milionë euro për katër vjet