+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

Diplomoi gjenerata e 5-të e kursit ASMC

Përfaqësues të KOK-ut, federatave sportive dhe Agjencionit për Anti-Doping të Kosovës (KosADA), kanë diplomuar sot në kuadër të kursit për menaxhim të avancuar sportiv – gjenerata e pestë (ASMC). Të diplomuarit u përgëzuan nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësi i programit, Ibër Alaj dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi, të cilët… Continue reading Diplomoi gjenerata e 5-të e kursit ASMC

Nis kursi ASMC 6

Gjenerata e gjashtë e kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 6), ka nisur këtë fundjavë rrugëtimin për të avancuar njohuritë dhe aftësitë në fushën e menaxhimit sportiv. Ky program i njohur ndërkombëtarisht, mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa organizohet nga KOK-u dhe Akademia Olimpike e Kosovës. Në modulin e parë, krahas… Continue reading Nis kursi ASMC 6

Presidenti Krasniqi priti drejtuesit e IESF dhe EEF

Presidenti Ismet Krasniqi ka pritur sot udhëheqësit e sporteve elektronike (E-Sports), sekretarin e përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të E-Sports (IESF), Boban Totovski dhe drejtuesit e Federatës Evropiane të E-Sports (EEF), presidentin Karol Cagan dhe sekretarin e përgjithshëm, Lukasz Klimczyk, të cilët shoqëroheshin nga udhëheqësit e Federatës së E-Sports të Kosovës, me në krye kryetarin Altin… Continue reading Presidenti Krasniqi priti drejtuesit e IESF dhe EEF

Presidenti Krasniqi priti presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës, Suat Çelen

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë mirëpritur presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës, Suat Çelen, njëherit kryetar i Federatës së Gjimnastikës së Turqisë, i cili shoqërohej nga udhëheqësit e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, në krye me kryetarin Shkumbin Maqastena. Presidenti Krasniqi, duke e njohur presidentin Çelen me… Continue reading Presidenti Krasniqi priti presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës, Suat Çelen

Futsalli përfshihet në programin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Sporti i futsallit do të jetë pjesë e programit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e mbajtur në Ljubljanë të Sllovenisë. “Pas diskutimeve produktive me FIFA-n, ICMG ka konfirmuar përfshirjen e futsallit si për meshkuj, ashtu edhe për femra, në programin… Continue reading Futsalli përfshihet në programin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

𝐀𝐑𝐑𝐈𝐓𝐉𝐄 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐈𝐊𝐄: 𝐃𝐫. 𝐀𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐇𝐚𝐬𝐚𝐧𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐢 𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐭ë 𝐏𝐞𝐬𝐡ë𝐧𝐠𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 (𝐄𝐖𝐅)

Dr. Astrit Hasani është zgjedhur sot President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në Kongresin Zgjedhor të EWF të mbajtur në Chisinau të Moldavisë. Ai ka fituar kundër Presidentit të deritanishëm të EWF italianit me nënshtetësi të Moldavisë Antonio Conflittit. Dr. Hasani bëhet Presidenti i parë shqiptar i ndonjë Federate Evropiane. Dr. Hasani, kryetar i… Continue reading 𝐀𝐑𝐑𝐈𝐓𝐉𝐄 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐈𝐊𝐄: 𝐃𝐫. 𝐀𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐇𝐚𝐬𝐚𝐧𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐢 𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐭ë 𝐏𝐞𝐬𝐡ë𝐧𝐠𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 (𝐄𝐖𝐅)

Miratohet programi i Lojërave Olimpike Los Anxhelos 2028

Programi i garave dhe kuotat për sportistët për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028 janë miratuar nga Bordi Ekzekutiv (EB) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Me gjithsej 351 gara medaljesh – 22 më shumë se në Paris 2024 (329) – programi i LA28 ruan kuotën bazë prej 10,500 sportistësh, me 698 vende shtesë të alokuara për… Continue reading Miratohet programi i Lojërave Olimpike Los Anxhelos 2028

Reagim i KOK-ut për ngjarjet në Kongresin e UEFA-s

Komiteti Olimpik i Kosovës shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për veprimin e papranueshëm të heqjes së flamurit të Republikës së Kosovës nga ambientet e Kongresit të UEFA-s, i cili u mbajt në Beograd të Serbisë. Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera… Continue reading Reagim i KOK-ut për ngjarjet në Kongresin e UEFA-s

Zgjidhen anëtarët e KAS-it dhe arbitrat e GJAS-it për mandatin 2025-2029

Komiteti Olimpik i Kosovës organizuar zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS) dhe arbitrat për Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (GJAS). Zgjedhjet u mbajtën më 27 mars 2025 online, pas vendimit të marrë në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur më 7 shkurt 2025. Meqenëse për GJAS dhe GJAS Ndërmjetësues, anëtarët u votuan me aklamacion, për… Continue reading Zgjidhen anëtarët e KAS-it dhe arbitrat e GJAS-it për mandatin 2025-2029

Mbledhja e 2-të e BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi mbajti mbledhjen e dytë të ciklit olimpik 2025 – 2028, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës. Në vijim gjeni pikat për të cilat u mor vendim dhe u diskutua: