+383 38 222 223 / office@noc-kosovo.org

KOK, Qeveri, MKRS, kryeqyteti Prishtina dhe ICMG u takuan në Athinë për LM Prishtina 2030

Drejtuesit e KOK-ut të kryesuar nga presidenti Ismet Krasniqi, së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me në krye zëvendësministren Daulina Osmani dhe komunës së Prishtinës, me kryetarin Përparim Rama, zhvilluan takim me rëndësi të veçantë me përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), presidentin Davide Pizzano,… Continue reading KOK, Qeveri, MKRS, kryeqyteti Prishtina dhe ICMG u takuan në Athinë për LM Prishtina 2030

KOK organizoi aktivitet në kuadër të projektit “Sporti si vlerë”

Në kuadër të projektit të ENGSO “Sporti si vlerë”, KOK ka organizuar aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, të cilat zhvilluan ndeshje basketbolli në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në fjalën përshëndetëse, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, foli për rëndësinë që ka fitimi i projekteve të tilla që janë në programet e Erasmus… Continue reading KOK organizoi aktivitet në kuadër të projektit “Sporti si vlerë”

Festivali i 4-të i Filmit Sportiv “Prishtina 2024”

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edicionin e 4-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2024, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 tetor 2024 në kinemanë ABC në Prishtinë. Edhe këtë herë në festival do të shfaqen filma dhe dokumentarë sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë të kategorive të ndryshme si: Dokumentar… Continue reading Festivali i 4-të i Filmit Sportiv “Prishtina 2024”

U mbyll edicioni i radhës i kursit S2ABC

Ka përfunduar me sukses kursi i avancuar evropian për administratorë të sportit (S2ABC), në të cilin diplomoi edhe zyrtarja e KOK-ut, Marigona Mehmeti. Kursi u organizua nga organizata ndërkombëtare EOSE, ndërsa u financua nga programi i Bashkimit Evropian në kuadër të projekteve të Erasmus Plus: “Shkëmbimi dhe mobiliteti në sport”. Temat kryesore të programit ishin:… Continue reading U mbyll edicioni i radhës i kursit S2ABC

Vendimet e mbledhjes së 36-të të BE të KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti mbledhjen e 36-të të tij, në të cilën u diskutuan çështje të ndryshme të rendit të ditës. Bordi vlerësoi lart suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku u fituan dy medalje, e argjendta me Distria Krasniqin dhe e bronzta me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos.… Continue reading Vendimet e mbledhjes së 36-të të BE të KOK-ut

KOK shpërblen me nga 10 mijë euro medalistet olimpike

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur të shpërblejë edhe këtë herë sportistët tanë për suksesin dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ekipi ynë olimpik fitoi medaljen e argjendtë me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos. Të dyja medalistet olimpike, krahas shpërblimit shtetëror, do… Continue reading KOK shpërblen me nga 10 mijë euro medalistet olimpike

𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭𝐢 𝐢 𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫ë𝐳𝐨𝐫𝐞, 𝐑𝐨𝐛 𝐂𝐥𝐚𝐫𝐤𝐞, 𝐥𝐢𝐠𝐣ë𝐫𝐨𝐢 𝐧ë 𝐀𝐒𝐌𝐂 5

Eksperti i burimeve njerëzore, Rob Clarke nga Britania e Madhe, ishte ligjërues në modulin e tretë të kursit ASMC 5, të mbajtur për dy ditë. Clarke ka përvojë të madhe në lëvizjen olimpike për më shumë se 30 vjet, veçanërisht në organizimin e Lojërave Olimpike, kurse në Londër 2012 ishte udhëheqës për burimet njerëzore. Prej… Continue reading 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭𝐢 𝐢 𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫ë𝐳𝐨𝐫𝐞, 𝐑𝐨𝐛 𝐂𝐥𝐚𝐫𝐤𝐞, 𝐥𝐢𝐠𝐣ë𝐫𝐨𝐢 𝐧ë 𝐀𝐒𝐌𝐂 5

Besim Aliti ishte panelist në forumin botëror të FISU-s

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka qenë panelist në forumin botëror të Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar (FISU), që sot nisi në Zagreb të Kroacisë dhe që po organizohet nga Federata e Sportit Akademik të Kroacisë. Aliti ishte në një panel me figura të shquara, të cilat kanë lënë gjurmë në sportin kroat… Continue reading Besim Aliti ishte panelist në forumin botëror të FISU-s

𝐃𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐄𝐍𝐆𝐒𝐎-𝐬 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐊𝐎𝐊-𝐮𝐧

Delegacioni më i lartë i Organizatës Sportive Jo Qeveritare Evropiane (ENGSO), të prirë nga presidenti Stefan Bergh, sekretarja e përgjithshme, Sara Massini dhe drejtororesha Marie Dentton kanë vizituar të martën KOK-un. Ata u pritën nga drejtuesit e KOK-ut me në krye , presidentin Ismet Krasniqi, komisioni për organizimin e Platformës Evropiane të Sportit 2024 dhe… Continue reading 𝐃𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐄𝐍𝐆𝐒𝐎-𝐬 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐊𝐎𝐊-𝐮𝐧

Çfarë ofrojmë ne (kualifikimet)?

Akademia Olimpike e Kosovës do të ofron studime të rregullta në programin e studimit të nivelit të pestë sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, themeluar në bazë të ligjit Nr. 03/L-060, datë 07.11.2008 “Për Kualifikimet Kombëtare”. Programi “Trajner Sportiv”, është profesion në kuadër të profesioneve të klasifikuara në librin e klasifikimeve të profesioneve në Kosovë. “Trajneri… Continue reading Çfarë ofrojmë ne (kualifikimet)?