Katër medalje evropiane për ekipin e xhudos

Ekipi i xhudos është kthyer me katër medalje evropiane nga Kampionati Evropian, i mbajtur në Montpellier të Francës. Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë, ndërsa me të bronztën u stolisën, Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg). Loriana Kuka dhe Flaka Loxha e mbyllën Evropianin… Continue reading Katër medalje evropiane për ekipin e xhudos

Drejtuesit e KOK-ut pritën ekipin e karatesë, pas suksesit historik

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismeti Krasniqi dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e karatesë, pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Botëror në Budapest, ku ekipi i vajzave fitoi medaljen e bronztë në ekipore. Presidenti Krasniqi përgëzoi ekipin e vajzave, duke thënë se suksesi i tyre na bënë krenarë të… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut pritën ekipin e karatesë, pas suksesit historik

KOK mirëpriti komisionin vlerësues të “ACES Europe” për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot komisionin vlerësues të ACES Europe, të cilët po e vizitojnë Prishtinën, me rastin e shpalljes zyrtare të kandidaturës për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”. Presidenti Krasniqi, duke falënderuar komisionin për vizitën, foli për të arriturat dhe sfidat e… Continue reading KOK mirëpriti komisionin vlerësues të “ACES Europe” për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”

Hapet ekspozita “Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999”

photo by: @Shpend Ahmeti

Në prani të mysafirëve të ndryshëm, është hapur ekspozita “Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999”, me autor, doajenin e gazetarisë sportivë, Gani Kosumi. Në ekspozitë u shfaqën dhjetëra fotografi të shkrepura nga Kosumi gjatë periudhës së izolimit kosovar, me të cilat tregoheshin sfidat nëpër të cilat ka kaluar sporti dhe sportistët tanë. Presidenti i KOK-ut,… Continue reading Hapet ekspozita “Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999”

E KONFIRMUAR: Sophie Sorschag merr lejen nga FIS-i për të garuar për Kosovën

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, tani e tutje mund të garojë për Kosovën. Sorschag, që në janar të këtij viti vendosi të lë Austrinë dhe të garojë për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS). FIS ka… Continue reading E KONFIRMUAR: Sophie Sorschag merr lejen nga FIS-i për të garuar për Kosovën

KOK nderon gazetarin Artan Muhaxhiri

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nderuar sot gazetarin sportiv, Artan Muhaxhiri, në shenjë mirënjohje për kontributin e çmuar të dhënë gjatë përcjelljes së ngjarjes historike, marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Gazetari Muhaxhiri, përmes RTK-së, bëri transmetim maratonik dhe të drejtpërdrejt të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG),… Continue reading KOK nderon gazetarin Artan Muhaxhiri

Interesim i madh për Festivalin e 3-të Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv Prishtina 2023

photo by: @Shpend Ahmeti

Ka përfunduar edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili më 20 dhe 21 tetor 2023 u mbajt në kinemanë ABC në Prishtinë. Për dy ditë u shfaqën 14 filma të zhanreve dokumentarë të shkurtër, dokumentarë të gjatë, storje, etj, tetë prej të cilëve ishin vendorë. Dy filma u… Continue reading Interesim i madh për Festivalin e 3-të Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv Prishtina 2023

Dhjetëra filma sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë do të shfaqen në Festivalin e Filmit Sportiv Prishtina 2023

Print

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të FICTS Filmit Sportiv Prishtina 2023. Festivali edhe këtë herë ka mbledhur filma sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë. Do të jenë gjithsej shtatë filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, të cilët pasqyrojnë vlerat olimpike dhe paralimpikë, sportistë, ish-sportistë, trajnerë dhe kontribues të sportit… Continue reading Dhjetëra filma sportivë vendorë dhe ndërkombëtarë do të shfaqen në Festivalin e Filmit Sportiv Prishtina 2023

Forumi i 11-të i Sportistëve

Rreth 400 përfaqësues të komisioneve të sportistëve nga e mbarë bota, kanë marrë pjesë në forumin e 11-të të sportistëve, të mbajtur në  Lozanë të Zvicrës dhe të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Sportistët tanë i ka përfaqësuar, anëtari i komisionit të sportistëve, Lum Zhaveli, ish-sportist në Lojërat Olimpike Rio 2016. Në forum kanë… Continue reading Forumi i 11-të i Sportistëve

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mental, KOK organizoi seminarin për shëndetin mental në sport

photo by: @Shpend Ahmeti

Me rastin e shënimit të 10 Tetorit – Dita Botërore e Shëndetit Mental, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka organizuar sot seminarin e 2-të për shëndetin mental në sport, në të cilin morën pjesë rreth 40 trajnerë të federatave të ndryshme sportive. Ligjëruese ishte psikologia ndërkombëtare nga Sllovenia, Andreja Holsedl, ish-sportiste e çiklizmit rrugor, e… Continue reading Në Ditën Botërore të Shëndetit Mental, KOK organizoi seminarin për shëndetin mental në sport