+383 38 222 223 / [email protected]

KOK prezantoi kampanjën #GoldenEuropeans në rrugëtim për LO Paris 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar sot kampanjën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë) me të cilën do të rrugëtojë ekipi ynë olimpik drejt Lojërave Olimpike Paris 2024. Prezantimi u bë pikërisht kur kanë mbetur edhe 50 ditë deri në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024. Udhëheqësi i Departamentit për Media në KOK, Kushtrim Krasniqi, deklaroi… Continue reading KOK prezantoi kampanjën #GoldenEuropeans në rrugëtim për LO Paris 2024

Xhudo me pesë norma olimpike për Paris 2024

Xhudo do t’i ketë pesë sportistë të kualifikuar për Lojërat Olimpike Paris 2024. Bazuar në renditjen përfundimtare olimpike të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, sporti ynë më i suksesshëm do të përfaqësohet me pesë xhudistë. Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Loriana Kuka… Continue reading Xhudo me pesë norma olimpike për Paris 2024

Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

Donjeta Sadiku ka fituar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për kryeqytetin francez. Për medalisten botërore… Continue reading Donjeta Sadiku fiton normën olimpike Paris 2024, të parën në histori të boksit tonë

Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursave olimpike Paris 2024, varësisht nga performanca e sportistëve. Me këtë rast, marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 ne 1000 dollarë. Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda… Continue reading Ndryshime në listën e bursistëve olimpikë Paris 2024

Distria Krasniqi e artë, Akil Gjakova i bronztë në Grand Slamin e Parisit

Një e artë dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi olimpik i xhudos në Grand Slamin e mbajtur në Paris të Francës. Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë. Ajo arkëtoi edhe 1 mijë pikë olimpike, për t’u forcuar edhe më shumë në vendin e… Continue reading Distria Krasniqi e artë, Akil Gjakova i bronztë në Grand Slamin e Parisit

Lirika, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj

Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024. Skitarja jonë zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit. Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it. Është ky rezultati më i mirë… Continue reading Lirika, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj

Vokshi i pafat, del nga shtegu në lëshimin e dytë

Skitari ynë Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj, që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut. Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu. Në lëshimin e parë doli i 54-ti prej 79 garuesve.… Continue reading Vokshi i pafat, del nga shtegu në lëshimin e dytë

Lirika Deva, e 31-të në sllallom të madh në LOD për të Rinj Gangwon 2024

Ekipi olimpik i Kosovës ka debutuar sot në Lojërat Olimpike për të Rinj Gangwon 2024. Lirika Deva garoi në disiplinën e sllallomit të madh dhe u rendit në vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet. Koha e Devës nga të dyja lëshimet ishte 1 minutë e… Continue reading Lirika Deva, e 31-të në sllallom të madh në LOD për të Rinj Gangwon 2024

Bujar Shabani, ortopedi që do t’ju shërbejë sportistëve botëror në spitalin olimpik në LO Paris 2024

Krahas ekipit olimpik të Kosovës, Lojërat Olimpike Paris 2024 do të kenë edhe një tjetër përfaqësues nga vendi ynë. Është Bujar Shabani, ortopedi i përzgjedhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për t’i shërbyer sportistëve olimpistë nga e mbarë bota gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024. Bujari, falë edhe mbështetjes së KOK-ut, ka përfunduar shkollën sportive, të… Continue reading Bujar Shabani, ortopedi që do t’ju shërbejë sportistëve botëror në spitalin olimpik në LO Paris 2024

Ekipi ynë parakaloi në ceremoninë hapëse të LOD për të rinj Gangwon 2024

Klos Vokshi (Alpine Skiing) and Lirika Deva (Alpine Skiing) carry the flag into the stadium for the Kosovo Youth Olympic Team during the Opening Ceremony at the Gangneung Oval. The Winter Youth Olympic Games, Gangwon, Republic of Korea, Friday 19 January 2024. ANOC/Wander Roberto. Handout image supplied by OIS/IOC.

Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024, të cilat do të mbahen deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut. Në ceremoninë hapëse parakaluan dy skitarët tanë, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët edhe bartën flamurin tonë. Pjesë e ekipit ishin… Continue reading Ekipi ynë parakaloi në ceremoninë hapëse të LOD për të rinj Gangwon 2024