Presidenti Krasniqi priti ekspeditën e bilardosë

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur ekspeditën e bilardos së Kosovës, që kryesohej nga kryetari i federatës, Veton Dyla, pas suksesit në vazhdimësi në Kampionatin Ballkanik të Bilardos, të mbajtur në Petrich të Bullgarisë. Ekipi ynë zuri një vend të tretë me Faton Bajgorën, një të pestë me Bedri Sijarinën dhe vendin e gjashtë… Continue reading Presidenti Krasniqi priti ekspeditën e bilardosë

Published
Categorized as Lajme Tagged

KOK dhe Ambasada e Francës organizuan punëtorinë e radhës për ndryshimet klimatike

KOK në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, dhe nën udhëheqjen e organizatës “Climate Awareness Association”, ka mbajtur punëtorinë e radhës “ECO-SHIFT” për ndryshimet klimatike (Climate fresk), në kuadër të projektit “Ocean”. ECO-SHIFT është punëtori që ofron njohuri rreth ekonomisë qarkore dhe tranzicionit ekologjik, një model i ri ekonomik që trajton menaxhimin e mbeturinave,… Continue reading KOK dhe Ambasada e Francës organizuan punëtorinë e radhës për ndryshimet klimatike

Besim Aliti prezantoi konceptin e LM Prishtina 2030 në Forumin Ndërkombëtar Ulpiana

Në ditën përmbyllëse të Forumit Ndërkombëtar Ulpiana, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti ka prezantuar konceptin e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Aliti theksoi se LM Prishtina 2030 paraqet një mundësi të rëndësishme për Republikën e Kosovës që të përmirësojë dhe krijojë ura… Continue reading Besim Aliti prezantoi konceptin e LM Prishtina 2030 në Forumin Ndërkombëtar Ulpiana

KOK dhe “Be Active” organizuan aktivitet për “Fushatën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas”

KOK përmes komisionit “Femra dhe Sporti” dhe në bashkëpunim me projektin “Be Active”, ka organizuar aktivitet në kuadër të “16 ditë të aktivizimit – fushata ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas”. Aktiviteti këtë herë ishte më relaksues, ku mblodhi vajza dhe gra të federatave të ndryshme sportive dhe jo vetëm, të cilat nën moton… Continue reading KOK dhe “Be Active” organizuan aktivitet për “Fushatën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas”

Published
Categorized as Lajme

Drejtuesit e KOK-ut pritën krerët e CEV dhe FIPAV

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot zëvendëspresidentin e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Renato Arena dhe presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit (FIPAV), Giuseppe Manfredi, të cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e FVK-së, kryetari Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi. Presidenti Krasniqi, duke falënderuar mysafirët… Continue reading Drejtuesit e KOK-ut pritën krerët e CEV dhe FIPAV

U mbajt moduli i 6-të dhe i fundit i ASMC 4

Ka përfunduar me sukses edhe moduli i gjashtë dhe i fundit për gjeneratën e katërt të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 4), i mbajtur gjatë fundjavës në zyret e KOK-ut. Në këtë modul u ligjërua për organizimin e ngjarjeve madhore sportive. Ligjërues i jashtëm ishte Prof. Dr. Sasho Popovski, sekretar i përgjithshëm i… Continue reading U mbajt moduli i 6-të dhe i fundit i ASMC 4

KOK fiton edhe një çmim në Festivain Botëror të Filmit Sportiv Milano 2023

KOK-u ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar, këtë herë në Festivalin e 40-të Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar në Milano të Italisë nga Federata Ndërkombëtare e Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS). Nga pesë filmat sportivë/dokumentarë të dërguar për çmime, Kosova është shpërblyer për storjen “Kryemjeshtri”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me… Continue reading KOK fiton edhe një çmim në Festivain Botëror të Filmit Sportiv Milano 2023

AOK u përfaqësua në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës

Akademia Olimpike e Evropës është duke mbajtur Asamblenë e 6-të të Përgjithshme të saj në Vilnius të Lituanisë, në të cilën po marrin pjesë drejtues të Akademive Olimpike Kombëtare të Evropës. Akademinë Olimpike të Kosovës po e përfaqëson koordinatori i edukimit arsimor, Fitim Arifi, i cili krahas pjesëmarrjes pati mundësinë të takojë dhe shkëmbejë përvoja… Continue reading AOK u përfaqësua në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Olimpike të Evropës

Presidenti Krasniqi priti drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Skermës (FIE)

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot delegacionin e Federatës Ndërkombëtare e Skermës (FIE), anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Donald Anthony Jr. dhe Novak Peroviq, të cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e Federatës së Skermës së Kosovës, kryetari Albert Lubeniqi, nënkryetari Gëzim Sejdijaj dhe ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani. Palët bashkëbiseduan për gjetjen e urave të… Continue reading Presidenti Krasniqi priti drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Skermës (FIE)

Published
Categorized as Lajme Tagged

Katër medalje evropiane për ekipin e xhudos

Ekipi i xhudos është kthyer me katër medalje evropiane nga Kampionati Evropian, i mbajtur në Montpellier të Francës. Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë, ndërsa me të bronztën u stolisën, Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg). Loriana Kuka dhe Flaka Loxha e mbyllën Evropianin… Continue reading Katër medalje evropiane për ekipin e xhudos