+383 38 222 223 / [email protected]

Kryeministri Albin Kurti vizitoi KOK-un

photo by: @Shpend Ahmeti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi. Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti dhe nënpresidentët, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi. Presidenti Krasniqi… Continue reading Kryeministri Albin Kurti vizitoi KOK-un

Katër medalje të fituara në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Katër medalje të fituara, një e artë, dy të argjendta dhe një e bronztë, është bilanci i ekipit të Kosovës, pjesëmarrës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023, të mbajtura prej 28 korrik deri më 6 gusht 2023 në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongosë. Medaljen e artë e fitoi xhudisti Shpat Zekaj, në kategorinë deri në… Continue reading Katër medalje të fituara në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Laura Fazliu, e artë në Mastersin e xhudos, Distria Krasniqi e argjendtë

Xhudistja Laura Fazliu, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Budapestin, garë kjo më e madhja pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror. Garuesja jonë në gjysmëfinale dhe finale triumfoi ndaj garueseve të Japonisë, Takaichi dhe Horikaëa, kategori -63 kg. Në përgjithësi shënoi pesë fitore. Fazliu fitoi edhe 1800 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris… Continue reading Laura Fazliu, e artë në Mastersin e xhudos, Distria Krasniqi e argjendtë

Faleminderit EYOF Maribor 2023, shihemi në Shkup 2025

Është mbyllur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të rinj EYOF Maribor 2023. Ceremonia u zhvillua në qendër të Mariborit, ndërsa flamurin tonë në parakalim e mbajtën atletja, Emine Jonuzi dhe tenisti, Salidin Rama. Ekipi ynë u paraqit me 19 sportistë, të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit, ndërsa suksesi më i mdh… Continue reading Faleminderit EYOF Maribor 2023, shihemi në Shkup 2025

Komisioni vlerësues për Lojërat Mesdhetare inspektoi infrastrukturën sportive

Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis kanë parë sot nga afër infrastrukturën sportive në vendin tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Komisioni i shoqëruar nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet… Continue reading Komisioni vlerësues për Lojërat Mesdhetare inspektoi infrastrukturën sportive

Komisioni vlerësues për LM Prishtina 2030, po qëndron në Kosovë

photo by: @Shpend Ahmeti

Delegacioni i komisionit vlerësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, janë pritur nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë, si dhe drejtuesit e KOK-ut dhe ministri Hajrullah Çeku. Delegacioni… Continue reading Komisioni vlerësues për LM Prishtina 2030, po qëndron në Kosovë

Një vend i pestë dhe një i shtatë, suksesi i xhudos dhe i gjithë ekipit tonë në EYOF Maribor 2023

Xhudistët tanë sërish arritën suksesin më të madh nga ekipi ynë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023. Xhudoja u paraqit me gjashtë garues, ndërsa Blin Kuka, ishte më së afërmi medaljes, bashkë edhe me Laurinë Gashi. Blini doli i pesti në kategorinë -90 kg, duke mbyllur garën me dy fitore dhe… Continue reading Një vend i pestë dhe një i shtatë, suksesi i xhudos dhe i gjithë ekipit tonë në EYOF Maribor 2023

Ekipi i Kosovës do të marrë pjesë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Ekipi i Kosovës ka udhëtuar sot drejt Kinshasas së Republikës Demokratike të Kongosë, ku prej 28 korrik deri më 8 gusht 2023, do të mbahet edicioni i 19-të i Lojërave Frankofone. Ekipi i Kosovës përbëhet nga gjashtë sportistë të sporteve të atletikës, xhudosë dhe pingpongut. Atletikën e përfaqësojnë Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, xhudon, Dardan… Continue reading Ekipi i Kosovës do të marrë pjesë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Tenistët i mbyllin garat pa ndonjë fitore

Tenistët tanë kanë mbyllur garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023. Asnjëri nga katër tenistët tanë nuk arritën të shënojnë ndonjë fitore, ose të fitojnë ndonjë set. Paraqitje deri diku të mirë pati Salidin Rama, i cili u mund nga danezi Bruhn Mads, 6:3 dhe 7:6. Ervin Doli, pësoi humbje 2:0… Continue reading Tenistët i mbyllin garat pa ndonjë fitore

U hap EYOF Maribor 2023, Laurina Gashi e Arion Budima bartën flamurin tonë

Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Mariborit të Sllovenisë, është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Maribor 2023. Në parakalimin e ekipit tonë, flamurin e bartën, xhudistja Laurina Gashi dhe notari, Arion Budima. Festivali do të zgjatë deri më 29 korrik, ndërsa pjesëmarrëse janë 48 shtete me mbi tre mijë… Continue reading U hap EYOF Maribor 2023, Laurina Gashi e Arion Budima bartën flamurin tonë