+383 38 222 223 / [email protected]

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, përmes së cilit parashihet mbështetja financiare e MKRS-së për KOK-un për vitin 2024. Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Ismet Krasniqi, kurse për MKRS-në, zëvendësministrja, Daulina Osmani. Memorandumi i këtij viti parasheh rritje të mbështetjes për KOK-u në krahasim… Continue reading KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në

KOK dhe KOKSH nënshkruan memorandum bashkëpunimi, si dhe u pritën nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Kombëtar i Shqipërisë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit bëhet unifikimi i ngjarjeve sportive të përbashkëta, si kampionatet dhe ngjarjet tjera sportive kombëtare të përbashkëta. Qëllimi i këtij memorandum është rritja e cilësisë së sportistëve, promovimi, shkëmbimi dhe pikëpamjet mbi çështjet që lidhen me sportin. Memorandumi u… Continue reading KOK dhe KOKSH nënshkruan memorandum bashkëpunimi, si dhe u pritën nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu

Pesë Komitete Olimpike Kombëtare, Kosova, Shqipëria, Franca, Maqedonia V. dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në Prishtinë

Pesë Komitete Olimpike Kombëtare, të Kosovës, Shqipërisë, Francës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, kanë nënshkruar sonte memorandumin e bashkëpunimit “Balkan Cooperation 5”. Memorandumi u nënshkrua në zyret e reja të KOK-ut në Prishtinë, nga i pari i lëvizjes olimpike në Kosovë, Ismet Krasniqi, nënpresidenti i KO të Francës, Pierre Siutat, presidenti i KOKSh-it,… Continue reading Pesë Komitete Olimpike Kombëtare, Kosova, Shqipëria, Franca, Maqedonia V. dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në Prishtinë

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut (KOMV). Memorandumi u nënshkrua nga presidenti I KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe presidenti i KOMV, Daniel Dimevski, ndërsa të pranishëm në zyret e KOMV në Shkup, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, si… Continue reading KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut

MKRS rrit mbështetjen financiare për KOK-un

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për vitin 2022. Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ministri Hajrullah Çeku. Memorandumi parasheh mbështetje financiare të MKRS-së për KOK-un gjatë vitit 2022, mbështetje kjo që ka shënuar rritje në krahas me vitet e… Continue reading MKRS rrit mbështetjen financiare për KOK-un

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës, konkretisht Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS). Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe dekani i FEFS-it, Musa Selimi, i cili njëherit është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Memorandumi parasheh bashkëpunimin mes dy institucioneve në… Continue reading KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB.  Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe dekani i Kolegjit AAB, Fatmir Pireva. Presidenti Krasniqi, duke e vlerësuar lart nënshkrimin e këtij memorandumi, theksoi se për KOK-un po hapet një kapitull i ri, i cili e afron edhe më… Continue reading KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB

KOK dhe TPK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për fushatën më të madhe kombëtare “T’i japim vendit ngjyra”

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Organizata Jo Qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovës (TPK)” kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi për fushatën kombëtare “T’i japim vendit ngjyra”. Përmes kësaj fushate, më të madhes ndonjëherë në vend, synohet që brenda 10 viteve të mbillen 1.8 milion drunj! Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Besim Hasani, ndërsa për TPK-në,… Continue reading KOK dhe TPK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për fushatën më të madhe kombëtare “T’i japim vendit ngjyra”

KOK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Forumin për Udhëheqje dhe Diplomaci

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën “Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci”. Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Njomza Emini. Qëllimi i këtij Memorandumi është realizimi i praktikës në punë, me ç’rast dy praktikante, të cilat edhe më herët kanë marrë pjesë… Continue reading KOK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Forumin për Udhëheqje dhe Diplomaci

U nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me UP-në

Me rastin e shënimit të 23 qershorit – Ditës Olimpike, Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Nënshkrimi i Memorandumit do t’i mundësojë KOK-ut, shfrytëzimin e hapësirave të kampusit të këtij Universiteti për pesë vitet e ardhshme. Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani… Continue reading U nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me UP-në