+383 38 222 223 / [email protected]

KOK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Forumin për Udhëheqje dhe Diplomaci

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën “Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci”.

Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Njomza Emini.

Qëllimi i këtij Memorandumi është realizimi i praktikës në punë, me ç’rast dy praktikante, të cilat edhe më herët kanë marrë pjesë si vullnetare në aktivitetet e KOK-ut, do të kryejnë praktikën për dy muaj në KOK.


Presidenti Hasani duke vlerësuar nënshkrimin e Memorandumit, theksoi se misionet e të dyja organizatave përputhen ndërmjet vete.

Nga ana e saj, drejtoresha Emini u shpreh se Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci, përmes këtij Memorandumi synon fuqizimin dhe zhvillimin profesional të vajzave përmes punës praktike në kuadër të projektit “Akademia për Lidership” – Edicioni i Parë, i mbështetur financiarisht nga organizata GIZ në Kosovë.