+383 38 222 223 / [email protected]

MKRS rrit mbështetjen financiare për KOK-un

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për vitin 2022.

Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ministri Hajrullah Çeku.

Memorandumi parasheh mbështetje financiare të MKRS-së për KOK-un gjatë vitit 2022, mbështetje kjo që ka shënuar rritje në krahas me vitet e kaluara. KOK do të mbështetet me 680 mijë euro.


Presidenti Krasniqi vlerësoi lart nënshkrimin e memorandumit, duke falënderuar ministrin për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen e dhënë, e cila i mundëson KOK-ut të realizojë planin e aktiviteteve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare.

Shuma e përgjithshme e mbështetjes së MKRS për KOK-un, federatat e sportit dhe Komitetin Paralimpik vetëm përmes memorandumeve vjetore është mbi 3.7 milionë Euro.

Përveç mbështetjes së federatave, do të ketë edhe mbështetje të sportistëve, trajnerëve dhe shpresave olimpike në bazë të kategorizimit të KOK-ut.